PDA

View Full Version : Vdiq shkrimtari i shquar Vath Koreshi


Poseidoni
05-02-06, 15:15
Dje me dt. 5 shkurt, ora 5. 30 te mengjesit vdiq ne Rome shkrimtari Vath Koreshi, nje nga personalitetet me te njohura te kultures dhe te letersise shqipe. Vath Koreshi eshte lindur me 7 maj 1936 ne Lushnje nga nje familje me tradita, e dalluar ne krejt zonen. Studimet e para i kreu ne qytetin e lindjes, kurse me vone u diplomua ne studimet universitare per Gjeologji. Per shume vjet punoi si gjeolog ne zonat e veriut te Shqiperise. Nderkohe nisi te shkruante ne shtypin periodik, duke terhequr vemendjen per sensin realist te vezhgimeve te tij, per motivet jetesore. Kesaj periudhe i takon hullia e tregimeve te shkurtera, te permbledhura ne vellimin e pare "Kur zune shirat e vjeshtes" (1964). Me kete liber u afirmua si talent origjinal, duke trajtuar temen jetesore; shume prej tregimeve qe shkroi pasqyrojne pervojen e tij te udhetimeve neper Shqiperi. Ai filloi te botoje librat e tij, si "Dy te shtunat e Suzanes" (1972) "Mali mbi kenete" (1977) "Rekuiem per nje grua" (1995) "Dasma e Sakos" - novele (1980) "Haxhiu i Frakulles" - novele (1980) "Rruge te bardha" - film (1974) "Gjeneral gramafoni" - film (1987) "Balada e Kurbinit" (1987) "Nje grua me te verdha ne pyllin e Budes" (2004)"Pelegrinet e Samarkandes" (2005), "Cafka"-roman (2006).

Per shume vjet vath Koreshi ka punuar si redaktor i krijimeve letrare ne gazeten Zeri i Rinise dhe Drita. Pastaj ka punuar drejtor i Drejtorise se Artit ne Ministrine e Kultures. Dhe ne periudhen qershor-dhjetor 1991 ka qene minister i Kultures. Ne vitin 2001-2005 ka qene deputet ne parlamentin shqiptar. Eshte autori i shume skenareve qe jane realizuar filma, duke krijuar kesisoj nje shkolle te veten ne fushen shqiptare te skenarit. Skenaret e tij me te suksesshem jane: "Gjeneral Gramafoni" dhe "Dasma e Sakos". Ka fituar shume cmime kombetare, kryesisht ne fushen e skenarit brenda dhe jashte vendit. Krijimtaria e tij letrare mund te klasifikohet ne dy rrafshe. Ne ate te tregimit te shkuyrter dhe te romanit. Mund te thuhet se, romanet e tij "Ulku dhe Uilli" si dhe "Nje grua me te verdha ne pyllin e Budes" shenojne nje kapercim cilesor dhe mund te konsiderohen nder arritjet me te shquara artistike ne letersine shqipe te ketyre 15 viteve te fundit.

Poseidoni
05-02-06, 15:16
SHKRIMTARI QE SFIDOI PERENDITE



Dielli i tre shkurtit qelloi kaq pikellimtar, kaq i hidhur, kaq deshperues. Telefoni shkarkon gjithe baterine. Dhjetera telefonata per njeri-tjetrin. Shperndajme dhimbjen sikur te qe hir pervelues, eshte e paperballueshme po ta mbash te gjithen per vete. Jemi turbulluar nga ankthi, nga nje trishtim e nga nje dhimbje qe te ngurteson, te duket sikur je jashte botes, e perzene pergjithmone, sikur me keto momente ke humbur te drejten per te qene ne jete. Ndersa eshte krejt e kunderta. Ketu fillon nje tjeter jete, me ligjesi te reja, me permasa te pamatshme, eshte perjetesia, te cilen e ka privilegj njeriu i mire.

Shuhet shkrimtari dhe miku i mire Vath Koreshi. Numri i celularit do rrije qetesisht ne rubriken telefonike. Nje vend do jete bosh ne tavolinen ku pihen kafe mes miqsh. Nje rrefim tjeter te bukur nuk do ta degjoj nga goja e njeriut te rralle, mikut te dashur, shkrimtarit Vath Koreshi. Do rend pas librave ne radhet e raftit, do endem mos kap shpirtin e Tij te mbetur pezull gjekundi dhe do gjej grimca per t(u cmallur. Ashtu si dine shkrimtaret te lene testamentin e vet. Fjale per fjale. Shkronje me shkronje. Shpirt me shpirt. Dhe kjo vdekje do jete nga ato te rrallat qe me shume lene pas sesa marrin me vete.

Do celin sythat, do vije pranvera, do ikin ditet dhe stinet. Ujerat do rrjedhin dhe shirat do t(ia lajne here pas here faqen ketij vendi. Por a do ta kuptojne dot dhe a do kete ndonje kod qe te percjelle dhimbjen kur fiket shkrimtari. Shkrimtari, ai qe gjithe jeten ndezi dritat e shpreses dhe te gezimit, ai qe ftilloi shpirtin duke ua dhuruar lexuesve mes dhjetera e dhjetera faqe librash, tani prehet pa i ngacmuar me tej endrrat.

Prej kohesh kam dashur te shkruaj dicka per njeriun e mire qe e kemi mes nesh, tek une, tek ti, tek tjetri, qe jeton e jeton vetem si i mire, jo nje permbledhje, jo nje test teatral, jo nje histori, sepse miresia e shtyn vdekjen ne kufij te larget. Njeriu i mire e ben te bukur vet vdekjen. Pikerisht, dje, nje muaj me pare, nje stine me pare, nje vit me pare, edhe sot, edhe te nesermen qe nuk ka mberritur, ne zhurmen e turmes se ngjeshur, degjoj nje ze sikur te vije nga ana tjeter e qytetit. E duke u kthyer mbrapsht me nxitim degjova nje tjeter ze qe perzjehej me grunjerat myzeqare, me jeshilen dhe muzgun e ngjyrosur te Lushnjes. Eshte zeri i mikut dhe shkrimtarit qe nuk ka mberritur ende. Qe vjen rrotull e te mban pezull dhembshurine. Eshte ajo cka nuk mund te vdese kurre. Eshte feshferima e librit kur hapet me pasionin e madh te shkrimtarit.

Prej nje cerek shekulli me pare ne heshtjen e pafund te nje sheshi te Lushnjes, kur piqeshim e grindeshim per letersine e tij aq ndjellese dhe aq te parfumosur me figura e fabula, me vjen ende ne vesh ndjesia e fjales dhe keshilles se mikut te rralle e te mire. Nga ana tjeter e nje rruge te gjate, te drejte dhe te shkrete, me rishfaqet fluturimthi si nga lart vegimi i tij. Dhe me vjen keshtu ta pershkruaj ndjesine e dhimbjes per driten e fikur te nje shkrimtari te vecante si ai, sikur ajo te ishte ne degjim, ne castin kur do mblidhej ne vetvete, kur ndihej te mberrinte.

Nga cfare? Nga c'vend? Nga c'perendi? Nga nje diell me shume, nga nje puhize e fresket, nga nje akord delikat i heshtur ne te cilin gjithe tingujt te bashkohen e te zhyten se bashku. Ai tani do jete duke shetitur si veren e shkuar mbi nje barke me vela ankoruar ne nje gji te vogel per te mberritur ne breg me nje gomone. Nje dite pa mjegull, e ngrohte e me fllad te lehte e ka rrethuar. E po mberrin ne kembe drejt nje cep bregu afer duke iu ngjitur nje kodrine. Ne jemi ketu per ta jetuar mosikjen e tij. Nga thellesia e zemres, te m(i fale dy pika lote miku im. Nuk jane shume, por nuk jam vetem ne hidherimin tim. Kur fiken te gjitha dritat, shkrimtari ndez nje qiri me krijimtarine e tij. Dhe Vath Koreshi me vepren e tij i sfidoi perendite sepse mbetet mes nesh. Dhimbja jone, respekti yne, dashuria jone, meraku yne, te gjitha jane bashkuar e nuk e lene te shkoje ne erresire. E mbajne duke i leshuar drite te arte.

Poseidoni
05-02-06, 15:16
Shkrimtari i njohur Vath Koreshi ėshtė ndarė mėngjesin e ditės sė djeshme nga jeta nė moshėn 70-vjeēare, nė njė spital tė Italisė. Prej disa kohėsh, Koreshi vuante nga shqetėsime kardiake. Vath Koreshi u lind nė vitin 1936 nė Lushnjė. Studioi gjuhė dhe letėrsi shqipe nė Universitetin e Tiranės, mė 1964. Eshtė autor i disa romaneve, novelave e vėllimeve me tregime si “Dy tė shtunat e Suzanės”, “Mali mbi kėnetė”, “Requiem pėr njė grua”, “Haxhiu i Frakullės”, “Dasma e Sakos”, “Konomea”, “Njė grua me tė verdha nė pyjet e Budės”, “Rrugė pėr larg”. Ai gjithashtu ėshtė skenarist i sė paku 20 filmave si “Gjeneral gramafoni”, “Liri a vdekje”, “Balada e Kurbinit”, “Syri Magjik”, “Dasma e Sakos”, “Besa e kuqe”, “Rrugė tė bardha” etj. Pas viteve ’90, Vath Koreshi i hyri edhe rrugės sė politikės. Nė periudhėn e pashpresė tė tranzicionit, Vath Koreshi i solli letėrsisė shqiptare njė roman mbi luftėn mes mėkatit dhe mirėsisė, mbėshtetur nė jetėn shqiptare. Romani i tij, “Ulku dhe Uilli”, i cilėsuar si njė nga mė tė mirėt e tij, ėshtė krahasuar nga kritika me vepra tė mėdha tė Ismail Kadaresė si “Ura me tri harqe”, “Prilli i thyer”, “Dosja H”. Ndonėse nė pak mė shumė se 100 faqe, autori pėrmbledh me mjeshtėri dhe gjetje gjuhėsore konfliktin e fshehtė mes moralit fetar dhe mėkatit njerėzor, gjurmon mbi dėshirėn e njeriut pėr tė kėrkuar diēka, pėrshkruan dramėn dhe ndjenjėn e njeriut tė braktisur, tė harruar, numėron sfidat e jetės, ndriēon fatalitetin nė jetėn e njeriut dhe paralajmėron ringjalljen shpirtėrore. Koreshi ėshtė njė njohės brilant i gjuhės shqipe, njė pėrparėsi e madhe nė krahasim me shumė autorė shqiptarė. Lehtėsia e durueshme, me tė cilėn ai si njė magjistar kalon nga dialekti nė dialekt dhe shkrirja e tyre e natyrshme ėshtė dėshmi pėr madhėshtinė e shprehjes dhe ndeshjen e dy botėve tė ndryshme: Ulku, egėrsia pėrballė Uillit, dritės, amėshimit”. Koreshi gjatė jetės sė tij ka qenė deputet, ministėr kulture, e krahas letėrsisė ėshtė marrė shumė edhe me skenare filmash. Njė nga ideatorėt dhe nismėtarėt e krijimit tė shkollės sė filmit "Marubi", Koreshi ka qenė president nderi dhe pedagog i kėsaj shkolle gjatė viteve tė fundit. Vepra e tij, njė nga mė tė arrirat e botės shqiptare, do tė mbetet gjithnjė si pikė referimi pėr brezat, njė vepėr ku gjen finesėn, shpirtin, vėrtetėsinė dhe idetė origjinale. Akoma nė gjendje tė shkruante dhe krijonte, Koreshi la ende tė pambaruar dorėshkrimin pėr film dokumentar pėr Festivalin Folklorik 2004.

Vath Koreshi, krijimtaria

Kur zunė shirat e vjeshtės (1964)

Dy tė shtunat e Suzanės (1972)

Mali mbi kėnetė (1977)

Rekuiem pėr njė grua (1995)

Dasma e Sakos - novelė (1980)

Haxhiu i Frakullės - novelė (1980)

Ulku dhe Uilli

Filmografia

“Syri Magjik” (2004)

“Porta Eva” (1999)

“Dasma e Sakos” (1998)

“Balada e Kurbinit” (1990)

“Botė e padukshme” (1987)

“Nata e parė e lirisė” (1984)

“Besa e kuqe” (1982)

“Nė kufi tė dy legjendave” (1981)

“Plaku dhe hasmi” (1981)

“Liri a vdekje” (1979)

“Gjeneral gramafoni” (1978)

“Nga mesi i errėsirės” (1978)

“Rrugė tė bardha” (1974)

Vlerėsime

Ilir Bezhani, dramaturg

Vathi ka qenė njė shkrimtar realist, tepėr interesant. Sidomos ka qenė njė tregimtar dhe novelist shumė i mirė. Pėr mua dy novela tė tij janė tė shkėlqyera, janė nė nivele tė letėrsisė bashkėkohore, "Haxhiu i Frakullės" dhe "Dasma e Sakos" dy novela tė shkėlqyera, shumė tė bukura me njė cilėsi, art me finesė si tregimtar dhe narrator ka qenė shumė i rrjedhshėm, me njė psikologji qė ishte shumė pranė popullit, me njė gjuhė tepėr tė thjeshtė tė figurave. Unė kam qenė me tė nė Paris bashkė me shkrimtarė tė tjerė shqiptarė. Ai ka qenė njeri shumė i pėrgatitur dhe nė revista qė jepte me gazetarė ēdo gjė e tij ishte e pėrcaktuar, kishte njė bazament kulture dhe ishte njė njohės shumė i mirė i kulturės evropiane nė pėrgjithėsi. Ai ishte thirrur si njė ndėr 13 shkrimtarėt mė tė mirė tė Shqipėrisė nga vetė qeveria franceze. Ishte i pėrkthyer nė frėngjisht. Vathi ishte dhe njė njeri shumė njerėzor, shumė komunikativ me tė tjerėt. Me shokėt, me miqtė, ishte shumė tolerant, shumė i veēantė. Kishte njė humor shumė tė hollė, shumė i ngrohtė nė marrėdhėnie. Bisedat e tij intime pėr letėrsinė e botėn qė na rrethon, nuk tė krijonte idenė e asaj qė po flas me njė njeri qė nuk ėshtė i rangut tim. Pėrkundrazi e ulte vetveten nė rangun tėnd, vetėm e vetėm qė tė ishte komunikues dhe nuk krijonte komplekse nė biseda, kishte sinqeritet dhe vazhdimėsi nė bisedė. Tė dėgjonte me shumė vėmendje dhe ishte shumė i thjeshtė si natyrė. Ka shkruar me dhjetėra skenarė. Unė kam simpati tė madhe pėr tė nė tė gjitha pikėpamjet. Nuk ishte ekstremist, ishte shumė i ekuilibruar si natyrė, me njė sens tė vėrtetė njerėzor, shumė i saktė nė vėrejtje dhe sugjerime. Nuk thoshte kurrė se po bėj vėrejtje, por thoshte tė sugjeroj diēka dhe nė atė sugjerim kishte njė sens dhe substanca shumė tė fuqishme tė mendimit tė tij.

Kujtim Ēashku, regjisor

Humbje e njė miku. E ndiej qė Vathi ėshtė njė bashkudhėtar nė vazhdim, jo thjesht i imi. Ėshtė bashkudhėtar i kinematografisė. Vetėm pėr njė moment tė mendojmė se ē'vend zė Vath Koreshi nė kinematografinė shqiptare, sesa i rėndėsishėm ėshtė pėr gjithė historinė e kinematografisė shqiptare, por sesa i rėndėsishėm ėshtė pėr atė qė ne e quajmė traditė, qė do t'i shėrbejė gjeneratave tė reja. Pėrveē se ka qenė njė nga iniciatorėt e shkollės "Marubi", ai ka qenė njė nga miqtė dhe kolegėt e mi mė tė mirė. Bashkė kemi realizuar filma si "Balada e Kurbinit", "Lotėt e Kosovės" dhe "Syri magjik".

Xhevahir Spahiu, poet

Ne na ikėn njė mik. Kemi 40 vjet qė njihemi me Vathin dhe njė brez i tėrė krijuesish, duke qenė nė "Zėrin e Rinisė", ka hapur udhėn e shumė tė rinjve tė talentuar. Kėtė ndjenjė mirėnjohjeje e ndiejnė dhe shprehin njerėzit. Ka qenė njė udhėheqės dhe ndihmės i fuqishėm i talenteve tė reja, qė i kanė ardhur letėrsisė shqipe 40-50 vitet e fundit. Me kėtė diēka i shtohet personalitetit tė tij, por ai vetė ėshtė personalitet i kulturės shqiptare. Proza romaneske dhe tregimtare e Vath Koreshit shkėlqen; ėshtė nė radhė tė parė letėrsi moderne shqiptare, qė veēanėrisht nė 20 vitet e fundit ka njė ngritje tė madhe. Ai e ka pasuruar romanin shqiptar me personazhe e teknika tė reja bashkėkohore. Vathi zė njė vend nderi nė fushėn e romanit, po ashtu si skenarist i disa prej filmave mė tė bukur shqiptarė. Kjo ėshtė vėrtet njė humbje e madhe, e ndjeshme pėr letėrsinė shqipe. Ne humbėm njė mik, por letėrsia humbi mė shumė. Ai kishte ende energji krijuese. Vathi la pas krijimet e veta. Vepra e tij zė vend nė fondin e artė tė kulturės shqiptare. Pikėrisht, kjo vepėr qė iu pėrcillet brezave dhe emri i tij i mirė si njeri, janė ngushėllim pėr ata qė e kanė dashur dhe ne qė jemi miqtė e tij prej shumė vitesh.

Poseidoni
05-02-06, 15:18
Lamtumirė, mik i shtrenjtė!



Ora kishte kaluar pak nga dhjetė e paradites, kur nė njė nga kafenetė e Tiranės hyri shkrimtari dhe gazetari Bashkim Hoxha. E takova duke i uruar datėlindjen, tė cilėn e kishte pasur njė ditė mė parė, mė 2 shkurt. “Faleminderit! – mė tha. Ishte disi i pėrhumbur. “Sapo mora njė lajm tė keq! Ka vdekur Vath Koreshi!”
Ndjeva se diēka u thye brenda meje. Nė atė ēast mė erdhi nė mend telefonata e tij pasditen e 2 janarit. Ishte njė telefonatė e thjeshtė, duke mė falėnderuar pėr mesazhin qė i dėrgova me rastin e festės sė Vitit tė Ri, mė uroi suksese pėr vitin qė sapo kishte hyrė. Mė tha se kishte qenė i sėmurė. Nė fund u ndamė me premtimin pėr t’u takuar sė shpejti. Mė pas mora vesh se gjendja e tij nuk ishte fort e mirė. Mendova se sapo tė ngrohej koha, do ta merrja nė telefon dhe do tė takoheshim. Tashmė, vetėm prisja qė tė kthehej... Nuk kam menduar kurrė se Vath Koreshi do tė shuhej kaq shpejt!...

* * *
Me emrin e Vath Koreshit jam takuar qė herėt, nė fėmijėrinė time. Nga tė parat gjėra qė kam lexuar nga krijimtaria e tij ka qenė pikėrisht skenari letrar i filmit “Gjeneral gramafoni”, botuar nė fund tė viteve ’70, nė njė nga revistat e kohės. Mė pas, nė pėrzgjedhjen qė njė njeri bėn ndaj veprave letrare qė ai preferon, tek unė njė vend tė veēantė zė “Balada e Kurbinit”, roman, i cili mė pas u ekranizua edhe si film i Kinostudios “Shqipėria e re”. Veēmas, pas vitit 1998, me tė jemi takuar disa herė. Nė pozicionin e gazetarit kam mėsuar shumė prej Vath Koreshit, nga jeta, puna dhe krijimtaria, pėr tė cilėn nuk kam pėrse ta fsheh admirimin.
Krijimtaria e Vath Koreshit ėshtė shumė e begatė, po tė kemi parasysh tregimet, novelat, romanet, skenarėt e filmave dhe dramat, tė cilat ai i ka pėrshirė nė krijimtarinė e tij, e cila ėshtė e pranishme nė botimet shqiptare qė prej dyzet vjetėsh. Ajo qė spikat nė krijimtarinė e Vath Koreshit, ėshtė arti me tė cilin ai pėrdor fjalėn.
Vath Koreshi ėshtė padyshim njė nga prozatorėt mė tė mirė shqiptarė, krijimtaria e tė cilit shėnon njė kulm nė prozė, veēanėrisht pesėmbėdhjetė vitet e fundit, si nė aspektin cilėsor, ashtu edhe nė atė sasior. Proza e tij ėshtė njė prozė moderne. Ajo shquhet pėr thjeshtėsinė dhe realizmin me tė cilin pėrshkruhen veprat e tij. Ėshtė e vėshtirė tė thuash se cila nga veprat e tij ėshtė mė e bukur se tjetra. Kudo, nė secilėn vepėr, nė ēdo faqe, gjen dramėn e njeriut, dramėn e gjithkujt prej nesh, gjen njė thellėsi mendimi dhe njė pėrpunim fraze tė admirueshme, gjen personazhe tė skalitura, tė cilėt vazhdimisht tė mbeten nė mendje. Mjaftojnė vetėm kėto veēori, tė cilat ēdo shkrimtar nė botė do tė kishte dėshirė qė t’i kishte brenda vetes gjatė punės sė tij, qė tė na japin ne tė drejtėn qė tė mburremi me Vath Koreshin si njė shkrimtar modern, tė cilin do ta kishte nder ēdo familje e letėrsisė botėrore qė ta pėrvetėsonte nė gjirin e saj. Mjafton vetėm kaq, pėr ta quajtur Vath Koreshin shkrimtar universal, njė shkrimtar i pėrmasave tė mėdha.
Ai qė nuk ka pasur fatin dhe rastin pėr tė lexuar njė nga veprat e Vath Koreshit, mjafton tė kujtojė filmat e realizuar mbi skenarėt e shkruara prej tij, si: “Rrugė tė bardha”, “Gjeneral gramafoni”, “Liri a vdekje”, “Balada e Kurbinit”, “Dasma e Sakos”, “Porta Eva”, etj., pėr tė vlerėsuar kontributin qė ai ka dhėnė nė kinematografinė shqiptare. Mjafton tė kujtosh njė galeri personazhesh, qė sot vlerėsohen si ndėr mė tė arriturit nė filmat shqiptarė, batutat e tė cilėve prej kohėsh i kemi mėsuar pėrmendėsh, duke i bėrė pjesė tė jetės. Skenarėt e Vath Koreshit, ashtu si edhe pjesa tjetėr e krijimtarisė sė tij nė prozė, shquhen pėr karaktere tė spikatura, si nė rolet kryesore, ashtu edhe nė rolet e tjera. Madje, duhet pranuar se skalitja e pėrsosur e personazheve tė dorės sė dytė apo tė tretė, ka sjellė para nesh vepra harmonike dhe tė suksesshme. Mjafton tė kujtosh rolet e Sandėr Prosit, Kadri Roshit dhe Sulejman Pitarkės nė filmin “Gjeneral gramafoni”, tė Reshat Arbanės, Kadri Roshit, Sotiraq Bratkos, Adem Gjyzelit, etj., te “Liri a vdekje”, Ndrek Lucės, Timo Fllokos, Matilda Makoēit, Ahmet Pashės, etj., te “Balada e Kurbinit”, tė Tinka Kurtit, Elvira Diamantit, Xhevdet Ferrit, Ndriēim Xhepės te “Dasma e Sakos”, Albert Vėrrisė, Jani Rizės, etj., tek “Agimet e stinės sė madhe”, e plot e plotė tė tjerė.
E gjithė krijimtaria e Vath Koreshit, kėtij shkrimtari modern, do tė mbetet tashmė njė model pėr tė gjithė ata qė do tė vijnė mė pas. Mė shumė se kurdoherė, krijimtaria e tij duhet tė fillojė tė studiohet, pėr t’i dhėnė Vath Koreshit rolin qė i takon nė letėrsinė shqipe dhe vendin qė ai realisht meriton.

* * *
Ishte shkurti i vitit 1999. Nė atė kohė punoja si gazetar nė Departamentin e Kulturės nė Televizionin Shqiptar. Tek po pinim kafe nė njė nga lokalet qė ndodheshin pas Piramidės, i tregova skicė-idenė nė lidhje me njė emision dokumentar, tė cilin kisha dėshirė ta realizoja kushtuar jetės dhe krijimtarisė sė tij. Vathi, si e lexoi, e la mbi tavolinė dhe duke buzėqeshur foli me zėrin e tij tė qetė: “E shtyjmė pėr mė vonė! Kam ende shumė pėr tė realizuar!”