PDA

View Full Version : Julka


Poseidoni
05-02-06, 17:19
Ne nje interviste per "KJ", kengetarja simpatike Julka, rrefen momente nga jeta e saj; si u lidh me muziken, pasioni per te drejtuar emisione televizive, endrra per nje karriere ne profesionin per te cilin eshte diplomuar, etj.

Dua te jem "nje grua ne karriere"
"Me ne fund, te gjeta ty dashuri"- Keshtu thote Julka ne kengen "Amin", nje nder kenget me te bukura te albumit te saj, i cili mban te njejtin titull. Megjithese kengetarja e re nuk eshte autore e tekstit, me ane te ketyre vargjeve, duket sikur flet pikerisht per veten e saj. "Mendoj se edhe une e kam gjetur dashurine time. Eshte me te vertete bukur kur gjen dike, qe te kupton dhe me te cilin mund te ndash cdo moment",- thote Julka, ndersa tregon per dashurine e saj. Julka, "emri i gjate i te ciles eshte Juliana, por qe me perkedheli te gjithe e therrasin keshtu), eshte 24 vjece dhe ka lindur e eshte rritur ne Tirane. Eshte diplomuar per shkenca politike, profesion pas te cilit eshte shume e apasionuar, ndonese per momentin i eshte perkushtuar muzikes. Julka ka kenduar qe e vogel dhe asnjehere nuk mungonte ne aktivitetet e ndryshme muzikore per femije. Pervec muzikes, Julka ishte shume e dhene pas emisioneve televizive dhe enderronte qe nje dite te mund te kishte nje emision te sajin. Dhe momenti i plotesimit te te gjitha deshirave te Julkes, nuk vonoi shume. Ajo e kujton ate si nje moment magjik, si celesin qe do t"i hapte te gjitha dyert e botes se suksesit. Nje bote ne te cilen kengetarja ka hyre tashme dhe po perpiqet te eksploroje cdo cep te saj.

Ne jeten e perditshme, Julkes i pelqen te vishet sportive, pavaresisht se eshte koshiente per faktin se luku luan jo pak rol ne suksesin e nje kengetari. Por ajo di shume mire te dalloje momentet; se kur duhet te vishet me taka dhe fustan klasik dhe kur duhet mund te dale e veshur me xhinse dhe atlete. Ndersa flet per projektet e se ardhmes, Julka nuk perjashton mundesine e berjes karriere ne profesionin per te cilin eshte diplomuar. Jo politikane, pasi nje gje e tille nuk i pelqen, por ndoshta dicka tjeter qe ka te beje me kete fushe. Me pak fjale, ajo do qe te jete "nje grua ne karriere". "Ne kete menyre, njerezit do te mund te shohin nje Julke me serioze. Megjithese kjo nuk do te thote se deri tani nuk kam qene e tille"- thote Julka duke qeshur.



- Julka ju therrasin me perkedheli, apo eshte emri juaj i vertete?

- Jo. Emri im i gjate eshte Juliana, por qe e vogel njerezit me kane therritur Julka. Kur erdhi momenti qe do te ngjitesha ne skenen e Telebingos, me nje kenge timen, Arditi dhe Pali me sugjeruan qe te mbaja emrin Julka. Mua me pelqeu shume ky propozim, pasi emri Julana ma vriste pak veshin, nderkohe qe Julka me dukej shume me familjar.

- Ku ze fill lidhja juaj me muziken?

- Oh, kam nisur te kendoj qe e vogel. Me pelqente te kendoja ne shtepi, apo edhe te merrja pjese ne aktivitetet e ndryshme muzikore per femije. Me pas, ne gjimnaz, fillova te aktivizohem ne spektakle shume te rendesishme

- Kush eshte personi i pare qe e zbuloi talentin e Julkes per te kenduar?

- Ne fakt, kam qene shume e dhene pas personazheve muzikore dhe cdo gjeje tjeter qe lidhej me muziken. Isha une qe e stimuloja veten time ne kete drejtim dhe mund te them se nga familja nuk kisha asnje nxitje. Pavaresisht se edhe mamaja ime ka pasur talent dhe ka kenduar me grupet rinore te asaj kohe.

- Cfare dhuntish te tjera kishte Julka e vogel?

- Ne klase te trete ose te katert, vazhdoja per gjimnastike dhe aty nje profesori im zbuloi qe kisha te dhena per balerine. Por babai nuk ishte dakord qe une te studioja per koreografi dhe per kete arsye, nuk i hyra rruges se baletit. Erdhi nje moment qe e lashe edhe "gjimnastikllekun", sepse kerkonte shume impenjim dhe me pengonte ne mesime.

- Ju u vleresuat me cmimin e internetit tek "Kenga Magjike 2004". Si e pritet kete cmim?

- E prita shume mire, sepse ishte nje cmim i dhene direkt nga publiku. Me gezoi, pasi kjo do te thoshte qe njerezit e kishin pelqyer kengen time "Rio De Zhaneiro" dhe votuan per te ne faqen e internetit.

- Julka u be vecanerisht e sukseshme pas publikimit te albumit te saj te pare. Ndiheni e kenaqur nga ky sukses?

- Per te pare se sa sukses i madh ishte, do te na duhej qe te perkufizonim suksesin. Gjithsesi, duhet pranuar se pati goxha reagim nga njerezit. Here pas here, une prezantohesha me ndonje kenge "singel", por albumi beri te mundur qe adhuruesve te muzikes sime t"u plotesohej deshira per te pasur nje permbledhje me kenge te reja nga Julka. Bindjen qe albumi ka patur sukses ma shton edhe fakti qe kur shkoj neper koncerte te ndryshme, pritem shume mire dhe publiku i di kenget e mia. Atehere pse te mos jem e kenaqur?!

- Cilen nga kenget tuaja do te veconit si me te arriren?

- Nuk do te doja t"i ndaja kenget e mia, sepse secila prej tyre ka te vecanten e saj. Pervec "Amin" qe ka elementin mace, pike te dobet kam kengen qe titullohet "Cfare the?" qe eshte shume stil dhe shume e vecante. Do te vecoja gjithashtu kengen "Ai" qe eshte nje balade apo kengen "Kukulla", duetin me Florin qe eshte sa i thjeshte aq edhe i bukur, si dhe shume kenge te tjera.

- E kujt ishte ideja per te futur elementin mace tek kenga "Amin"?

- Kemi qene se bashku me Florin kur na lindi ideja e "maces". Aq te fiksuar ishim pas ketij elementi ne fillim, saqe nuk e kendonim dot kengen, sepse merreshim me mjaullimen e maces. Me pas, kur vendosem per te bere videoklipin, duhej te fusnim edhe macen, e cila ishte ekzistente ne kenge.

- Tek kenga "Amin" thoni se me ne fund, e gjetet dashurine... E keni gjetur vertete dashurine, apo teksti i kenges nuk ka te beje me Julken?

- Tekstin nuk e kam bere vete dhe une thjesht i percjell ato fjale tek publiku. Por mund te them se per momentin, ndoshta edhe per te ardhmen, edhe une e kam gjetur dashurine e vertete.

- Tek videoklipi i kenges, "lozni" shpesh me ndryshimet e lukut. Mendoni se luku luan rol te rendesishem ne suksesin e nje kengetari, apo ishte thjesht nje hobi per ju?

- Gjate ketyre gjashte viteve qe une kam qene prezente ne skene nuk me ka pelqyer shume te "luaj" me lukun, nuk kam qene tipi i iniciativave. Ndodhi qe u "cmenda" disi kohet e fundit "qesh). Padyshim qe luku eshte i rendesishem por nuk do te doja qe ai te ishte paresor. Mendoj se do te ishte me mire qe dikush te te vleresonte per ate qe ti u jep te tjereve, se sa per lukun.

- Per nga menyra se si visheni ne jeten e perditshme, dukeni natyre sportive....

- E tille jam. Ne kete menyre ndihem komode. Ne jeten e perditshme nuk mund te rri me taka, nuk mund te dal gjate dites e veshur si per mbremje. Ka edhe raste te vecanta qe sigurisht me duhet te vishem ndryshe.

- A shpenzoni shume per lukun tuaj?

- Po. Qe ketej e tutje ndoshta do te shpenzoj edhe me shume nga c"kam shpenzuar deri tani. Ne evenimente te caktuara duhet edhe dicka me teper. Nese merr pjese ne nje eveniment special me nje kenge, duhet t"i pershtatesh atij evenimenti ne te gjithe elementet. Nese une kendoj nje kenge diskoteke, nuk mund te dal me fustan mbremjeje. Ne kete sens, mund te them se je e detyruar te shpenzosh.

- A keni raporte te mira me parate?

- Mua me ka dale nami per llogaritare "qesh). Perpiqem qe ne momentin qe kam shume para neper duar, t"i fus njehere ne banke dhe pastaj te shoh se c"mund te bej me to ne menyre racionale. Kete e bej pasi njeriu ka deshire te shpenzoje edhe per gjera te vogla. Megjithate, nuk eshte se kursej shume, pasi shpesh per hir te kenaqesive, jam e gatshme te shpenzoj. Frenohem per shpenzime te medha, te cilat edhe mund te presin.

- A keni aq para sa te ndjeni veten te pasur?

- Oh, do te me duhen shume vite pune dhe shume vite djerse qe te quhem e pasur. Me pelqen qe deri diku jam e pavarur. Une per momentin jetoj me familjen time dhe cdo shpenzim per veten time e mbuloj me parate qe fitoj. Kam filluar t"i plotesoj vetes disa lehtesira, qe kurrsesi s"mund te konsiderohen luks, sic mund te jete p.sh. nje makine per te levizur, gje qe kam arritur ta bej me punen time.

- Cila eshte ana me e forte e karakterit tuaj?

- Nuk e di. Une nuk jam ne gjendje ta percaktoj. Ndoshta tek vetja ime ve re me shume anet e dobeta se sa ato te fortat.

- Dhe cilat jane keto ane te dobeta?

- Ndonjehere behem e pavendosur per te zgjedhur midis dy gjerave dhe ndiej nevojen e konsultimit me miket e mia, me familjen apo te dashurin tim. Jam e pavendosur edhe lidhur me gjera krejt banale si p.sh. te zgjedh midis dy veshjeve te njejta, por me ngjyra te ndryshme. Ndiej qe jam shume sensibel, pasi prekem shpejt ne situata te cilat ne vetvete mund te mos jene edhe aq te renda. Tjeter... Nuk do te doja te thoja sinqeiteti, sepse pavaresisht se jam zhgenjyer ne te kaluaren per shkak te kesaj, nuk dua ta konsideroj si ane te dobet.

- Cfare pasionesh keni?

- Kam pasion profesionin per te cilin edhe jam diplomuar, pra shkencat politike, dhe do te doja te beja nje karriere ne ate fushe. Pra, shpresoj ne nje te neserme, njerezit te shohin nje Julke paksa me serioze. "Megjithese kjo nuk do te thote qe tani nuk jam serioze). Kur them karriere ne profesionin tim, nuk kam parasysh qe duhet te behem patjeter politikane. Ne fakt, nuk do te doja te behesha politikane. Ka plot menyra te tjera qe jane derivat i kesaj... Perfundimi eshte, nje grua ne karriere.

- Meqenese jemi tek politika dhe ju jeni diplomuar per shkenca politike, si do ta perkufizonit klasen politike shqiptare?

- Per momentin eshte tranzicion dhe do te na duhet shume pune per te mberritur ne nje situate perfundimisht te stabilizuar. Idealja do te ishte qe kushdo qe te vinte ne pushtet, te mendonte realisht per qytetaret shqiptare. Nga ana tjeter, mendoj se po nuk ndryshoi mentaliteti i njerezve, ne Shqiperi eshte e veshtire te ndryshojne gjerat. Mund te ndryshoje qeverisja, por po nuk ndryshuan disa elemente, duke nisur qe nga nje shembull banal, "qe letra nuk duhet hedhur pertoke por une do ta hedh", ne do te vazhdojme te kemi po te njejtat probleme qe kemi sot.

- Here pas here, Julka eshte pare edhe ne rolin e drejtueses se emisioneve televizive. Behet fjale per nje hobi apo deshiron te investosh edhe ne kete drejtim?

- Drejtimi i emisioneve televizive ka qene nje nder endrrat e femijerise dhe adoleshences sime. Po te shohesh disa blloqe qe kam patur ne gjimnaz, gjen te shenuara ide per emisione ne radio, ide per emisione ne televizion...Ka qene nje enderr e imja qe cuditerisht u realizua pothuajse ne te njejten kohe me kengen. Ne nje moment te vetem, me erdhen te gjitha. Ishte me te vertete nga momentet me te bukura ne jeten time. Do te doja te vazhdoja, pasi eshte nje pune qe me pelqen ta bej. Por nuk do te doja t"i zija vendin askujt, sepse duket sikur eshte bere e modes qe kengetaret apo balerinet te drejtojne edhe emisione televizive. Une nuk do te doja te thoja qe: Ja, une jam ajo vajza qe i ben te gjitha.

- Cili eshte sekreti i ruajtjes se linjave trupore? Na thate pak me lart qe dikur merreshit me gjimnastike...

- Ajo i perket shume viteve me pare. Ka qene nje periudhe kohe kur e frekuentoja palestren, por per nje arsye a nje tjeter, jam shkeputur. Momentalisht, jam regjistruar ne nje palester bashke me miken time te ngushte dhe ka kaluar nje muaj pa shkuar as edhe nje dite te vetme "qesh). Gjithsesi palestra eshte e domosdoshme per kedo, qofte per te kaluar dy ore te kendshme ndryshe, qofte per t"u marre me veten.

- Cilat jane ushqimet tuaja te preferuara?

- Ha cdo asortiment qe gatuan ime me, sepse ajo gatuan vertet ne nje menyre te mrekullueshme. Me pelqejne shume karkalecat, me pelqejne gjerat me kater djathra, sepse djathin e kam shume qejf. Me pelqejne edhe patatet e skuqura.

- Po pija e preferuar?

- Kam disa pije te preferuara. Zakonisht ne fundjve perdor xhin tonik. Ah....Me pelqejne vererat dhe birrat. Sonte ne darke e kemi lene me vellain qe te marrim pica dhe te pijme birra, duke pare ndeshjen "qesh serish).



- Ku te pelqen ta kalosh fundjaven?

- Nese ndihemi ne forme, se bashku me mikeshat shkojme ne PUB. Fundjava e kaluar me ka lene mbresa te mrekullueshme, sepse diten e kaluam ne Dajt, ku edhe drekuam dhe pastaj ne darke vone shkuam ne Durres per te kaluar atje naten dhe te dielen. Me pelqeu shume ky kontrasti, nga bora e Dajtit tek deti i Durresit. Ishte nje gje perfekte. Ndihem mire kur leviz jashte Tiranes, megjithese jo gjithmone kam mundesi ta bej nje gje te tille.

- A keni ndonje projekt te afert?

- Shume pak dite me pare, diten e Shen Valentinit, se bashku me Florin, Orinda Huten dhe Elvana Gjaten, beme nje kenge te cilen ua dhuruam te gjithe te dashuruarve. Eshte pak e vecante dhe deri diku eksperimentale, sepse ishte menduar qe secili prej nesh ta bente vete tekstin dhe ta kendonte ne menyren e tij. Mendoj se ia kemi dale. Kenga titullohet "Parajsa". Aktivizohem here pas here edhe neper koncerte te ndryshme. Heren e fundit, po me 14 shkurt, isha e ftuar ne Vlore. Per momentin, nuk kam ndonje plan per te marre pjese ne festivale apo ndonje aktivitet tjeter muzikor.

SexyGina
16-03-06, 14:16
Kulmi i xhelozisė

http://www.spekter.com.al/216/thashethem6.jpg Si pėrfundim Andi Dj i ka ardhur nė majė tė hundės me tė fejuarėn e tij. Julka e ka ekzagjeruar me xhelozinė e saj. Gjatė emisionit qė ai transmeton ēdo ditė tek TV Klan Julka qėndron prapa kuintave dhe nė ēdo moment i dėrgon tė puthura. Mos pyet mė pėr telefonin, qė nuk pushon gjithė ditėn me pyetjet: Ku je? Me kė je? Ka vajza aty? Mos po mė tradhton. Ehhh, e po kėto nuk janė shenja dashurie por xhelozi e tepruar, qė gjithmonė e mė tepėr po e bėjnė Andin tė pendohet, qė ėshtė fejuar!