PDA

View Full Version : Irma Libohova


Poseidoni
18-02-06, 17:19
Kush ėshtė Irma e pėrtej skenės?[/b]
Sa nė Zyrih, nė Londėr, nė Romė, nė Prishtinė a gjetkė, atė vetėm nė shtėpi ėshtė e vėshtirė ta gjesh. Kėnga I merr aq shumė kohė sa shumė gjėra tė tjera, pjesė tė njė jete tė rregullt familiare, I kanė mbetur pas dore. Madje nuk ka patur kohė as tė bėnte njė tjetėr fėmijė, njė vajzė, pėr tė cilėn I qan zemra. Por, asnjėherė nuk ėshtė vonė, falė edhe teknologjisė. Motra tjetėr, Irena ėshtė e mirė por jo sa Irma. “Ajo nuk mė konkuron dot”, thotė pėr tė motrėn. Irma pėlqen Tiranėn, nė dimėr dhe Durrėsin nė verė. Ajo ka shumė tė tjera qė si ka thėnė mė parė. Por kush janė sekretet e Irma Libohovės, yllit tė kėngės shqipe, nėse ėshtė vėrtetė e tillė. Ose, mė saktė si e njeh ajo vetveten. Tė tjerat le ti ndjekim nėpėrmjet intervistės ekskluzive pėr Albanian Mail.

-Irma, me njė vilė nė Tiranė dhe njė tjetėr nė Durrės, e shtrejtė nė bisnesin e muzikės, a e mbani veten pėr tė pasur?
Jo, por nuk jam as e varfėr. Jam shumė mė e pasur nė shpirt dhe kjo pėr mua ėshtė mė e rėndėsishme.
-Kush janė njerėzit qė doni mė shumė nė jetė?
Rrethi I ngushtė I familjes; im shoq Besniku dhe djali Ataoli.
-Po ata qė urreni mė shumė?
Ndoshta njerėzit qė shtiren.
-Jeni xheloze?
Jo, aspak.
-A mendon se tė tjerėt janė xhelozė ndaj jush?
Ndoshta, por nuk mė interesojnė shumė.
-Kė konsideroni si konkurentė nė Shqipėri?
Nuk mendoj se kam ndonjė konkurent…mė falni pėr modestinė.
-A mendoni se ka talente tė reja tė kėngės qė po lindin nė Tiranė?
Mendoj se talentet lindin njėherė nė 100 vjetė.
-Po ju vetė, a jeni njė talent?
Unė mendoj se po.
-Ju pėlqejnė pijet alkoolike?
Jo. Unė nuk jam dehur asnjėherė nga alkooli.
-A ėshtė jot motėr njė konkurente pėr ju?
E dua shumė time motėr. Them se ajo ėshtė njė kėngėtare shumė e mirė, por edhe ajo vetė ėshtė e ndėrgjegjėshme se nuk mė konkuron dot. Ne bashkėpunojmė shumė mirė me njėra-tjetrėn.
-Cila ėshtė kėnga juaj mė e preferuar?
Kėnga spirituale.
-Nė njė koncert, ju tėrheq mė shumė publiku apo ana financiare?
Sipas radhės qė e thatė edhe vetė. D.m.th. nė radhė tė parė vė publikun. Nė fakt ana financiare nuk ėshtė fare puna ime. Kėtė e mbulon im shoq, Besniku.
-Cili ėshtė hobi juaj?
Kėnga. Dikur kanė qenė edhe punėt e shtėpisė, por tashmė nuk jam mė ajo nikoqirja qė kam qėnė. Nuk kam kohė.
-Cfarė ju ka mbetur pishman nė jetė?
Fakti qė nuk kam njė vajzė.
-Dhe ia vini fajin vetes?
Sigurisht. Kam qenė shumė egoiste pas punės. Ndoshta nuk ėshtė ende vonė, pasi mjeksia ka pėrparuar aq shumė sa mund tė lindėsh nė cdo moshė. (qesh)
-Pra e shikoni kėngėn si punė?
Nuk desha ta them nė kėtė mėnyrė, por meqė ju do tė kapeni nė atė qė thashė, kėnga ime ėshtė edhe punė pėr mua. Ato qė kam arritur nė jetė ia dedikoj kėngės.
-Cili ėshtė projekti juaj mė I afėrt?
Njė kasetė me muzikė popullore. Shumė shpejt do tė nxjerrė edhe njė album me muzikė tė lehtė.
-Cila ėshtė e reja nė albumet qė po pėrgatisni?
Aty, unė realizoj vetveten.
D.m.th.?
Nė tėrė komponentėt jam vetė. Krijimtaria do tė jetė kryesisht e emja, origjinale, po ashtu edhe interpretimi.
-A jeni ekzibicioniste?
Jo. Jam vetvetja.
-A I kushtoni rėndėsi paraqitjes sė jashtme?
Ndoshta mė shumė se c`duhet.
-Mbani dietė?
Po. Merrem shumė me gjimnastikė ndėrsa bukėn dhe yndyrnat I kam hequr me kohė nga dieta ime.
-Projekti juaj afatgjatė?
Njė shkollė kantoje, ku tė kem nxėnėsit e mi tė kėngės. Ky ėshtė njė projekt qė I pėrket vėrtetė tė ardhmes sė largėt. Ndoshta do ta bėj kėtė kur tė mos kem mė mundėsi tė ngjitem vetė nė skenė.

Poseidoni
18-02-06, 17:25
Irma Libohova pushton Prishtinėn, “Prapė te ti do vij”

festivali “Kėnga Magjike” nė edicionin e tij tė gjashtė ėshtė zhvendosur nė qytetin e Prishtinės. Nė tri net radhazi janė kėnduar kompozime dhe orkestrime tė reja prej 30 kėngėtarėsh, jo vetėm nga Shqipėria, por edhe nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.

Nė natėn e parė dhe tė dytė janė kėnduar nga 15 kėngė, ndėrsa nė natėn finale, pėrveē tri ēmimeve tė para janė shpallur edhe ēmime tė tjera, si ai i interpretuesit, i lukut mė tė mirė ose ēmimi i internetit. Ardit Gjebreja kėtė vitė ka qenė prezantues pa asnjė shoqėruese. Ai gjatė netėve tė festivalit ka pėrcjellė falėnderime tė shumta pėr organizatorėt dhe pjesmarrėsit nė kėtė edicion tė “Kėngės Magjike”. Gjatė tri netėve skena e kėtij festivali ėshtė shndėrruar nė njė spektakėl, ku pėrveē konkurrentėve kanė qenė edhe kėngėtarėt e ftuar, si dhe grupi i baletit tė Abi Nakos. Fituesja e edicionit tė gjashtė tė “Kėngės Magjike”, Irma Libohova, na ka pėrcjellė emocionet e saj pas festivalit, nė njė intervistė nga Prishtina.

Me cilėt keni bashkėpunuar kėtė vit pėr kėngėn tuaj?
Unė kam bashkėpunuar mė Shpėtim Saraēin dhe doktor Florin. Ne kemi qenė treshja qė i rrėmbeu kėtij festivali ēmimin e parė. Kurse pėr sa i pėrket faktit qė kam dalė fituese, unė kam qenė mė e votuara nga kolegėt e mi dhe kanė qenė pikėrisht ata qė mė kanė dhėnė vlerėsimin maksimal. Votimi besoj se ka qenė transparent, kėtė e them duke u nisur nga vetja mė tepėr. Realizimi i kėngės me titull “Prapė te ti do vij” ėshtė bėrė nė tre muaj.

Sa herė keni qenė pjesėmarrėse te “Kėnga Magjike”?
Unė nuk ngjitem pėr herė tė parė nė skenėn e kėtij festivali, kjo ka qenė hera e tretė. Nė vitin 2000 unė kam kėnduar sė bashku me motrėn time, Erandėn, kurse njė herė tjetėr kam qenė pjesėmarrėse dhe kam fituar ēmimin “Millenium”.

Si jeni ndier nė kėtė festival qė pėr herė tė parė ėshtė mbajtur nė Kosovė?
Unė e thashė edhe gjatė festivalit, kur Gjebreja mė pyeti, nė Kosovė jam ndier si nė shtėpinė time tė dytė. Unė, tė thėm tė drejtėn, jam ndier shumė mirė, si nga publiku ashtu edhe nga kolegėt. Nė kėtė festival i gjithė problemi ishte kush e merrte ēmimin e parė nė Kosovė, se nė Tiranė ne tė gjithė kemi qenė nga njė herė fitues.

Ēfarė mund tė thoni pėr sa i pėrket kėngės suaj?
Unė shpresoj qė ajo tė jetė dėgjuar nga shumė shqiptarė dhe tė jetė pėlqyer. Ajo si kėngė ka shumė nota shqiptare, sapo e dėgjon, e dallon menjėherė, ajo tingėllon shqip. Ajo gjithashtu ka njė tekst shumė tė thjeshtė. Dhe tė gjitha kėto gjėra tė thjeshta, kėto elemente tė thjeshta e bėjnė atė njė kėngė tė bukur dhe tė veēantė pėr muzikėn e lehtė shqiptare.

Ėshtė e vėrtetė qė kėnga juaj nė orkestracion ka pasur edhe nota nga muzika jonė popullore?
Vėrtet?! Por ndoshta futja e kėtij stili tė ri nė muzikėn e lehtė, ndoshta aty kishte dy nota tė muzikės popullore, po ajo e gjitha ka qenė njė kėngė e muzikės sė lehtė dhe tėrėsisht origjinale. Ky afrim me muzikėn popullore ndoshta e bėn atė edhe mė shqiptare.

Ēfarė e bėnte atė kėngė tėrėsisht shqiptare?
Fakti qė e kėndoj unė e bėn atė shumė shqiptare… (qesh). Ajo ėshtė e rrymės pop dhe besoj se mjafton kjo. Unė ndihem mirė qė ajo nuk ka pasur asgjė tė vjedhur apo tė marrė nga muzika e vendeve tė tjera, siē po ndodh kohėt e fundit me kėngėt shqiptare.

Si ėshtė bėrė vlerėsimi juaj?
Nuk e di me sa vota kam fituar, di vetėm qė kam pasur njė diferencė tė madhe nga kėngėtarėt e tjerė, kam pasur gati 297 vota. Ne tė gjithė pas skenės nuk kemi pasur mundėsinė ta ndjekim votimin, nuk kishim aty njė monitor, nė Pallatin e Kongreseve kemi pasur kushte mė tė mira kur ėshtė zhvilluar “Kėnga Magjike”, ka qenė shumė ftohtė, pėrveē tė tjerave. Unė herė pas here nxirrja kokėn nga passkena dhe shihja monitorin pėr tė mėsuar si shkonte votimi. Po vija re nė momente tė ndryshme, madje qė nė fillim tė votimit, qė unė kisha njė diferencė shumė tė madhe me konkurrentėt e tjerė.

Pėrveē ēmimit tė parė, ju jeni vlerėsuar nė kėtė koncert edhe me ēmimin e kritikės…
Po, ky ka qenė njė ēmim pėr tė cilin u gėzova shumė dhe u ndjeva vėrtet mirė. Ėshtė njė ēmim qė ka njė vlerė tė madhe pėr mua. Ėshtė ēmim qė ma kanė dhėnė kolegėt, jam shumė e gėzuar pėr kėtė, pasi ata nuk mė kanė paragjykuar fare, edhe pse unė kisha njė diferencė moshe me ta, ndėrkohė ēmimin tjetėr na ka dhėnė juria dhe ai ishte njė ēmim prestigjioz, nuk ishte njė ēmim si ata tė tjerėt, siē ishte ēmimi i lukut, i internetit, por qe me tė vėrtetė njė ēmim prestigjioz, pasi ēmimi i kritikės ėshtė njė ēmim profesional, i dhėnė nga juria, mendoj unė.



Fituesit e “Kėngės Magjike”

Ēmimin e parė Irma Libohova
Ēmimin e dytė Yllka Kuqi
Ēmimin e tretė Pirro Ēako

Julka Ēmimin e internetit
Ledina Ēelo Ēmimin e publikut
Adrian Gaxha Ēmimin e lukut
Redon Makashi Ēmimin si kantautor
Edona Llaloshi Ēmimin pėr produksionin
Pirro Ēako Ēmimin “Ēesk Zadeja”
Irma Libohova Ēmimin e kritikės
Alketa Vejsiu Ēmimin pėr diskografinė
Flori Ēmimin pėr interpretimin
Yllka Kuqi Ēmimin pėr vokalin
Jonida Maliqi Ēmimin pėr etnografinė
Aurora Ēmimin pėr melodinė
Burim Hoxha Ēmimin Magjia e parė
Shpat Kasapi Ēmimin pėr hitin

SexyGina
18-02-06, 20:26
irma libohova

SexyGina
18-02-06, 20:29
ktu ne toronto kjo ngreu sallen ne kemb per zotin ,thats
how good she is
me pelqen kjo shuum ,o zot cfar zoni qe ka

kena shum talente ne ne shqipri gjynof si nuk konkurojn kto tek eurovizion

sofialoren
12-06-06, 22:17
irma me ka pelqyr qe ne kopesht ,kur te gjithe shoqet e mija vdisnin per kengetare te bukura

i di te pothuajse te gjithe kenget saj mper mua do te jete vaēe zela e dyte

Albaben
12-06-06, 23:43
irma me ka pelqyr qe ne kopesht ,kur te gjithe shoqet e mija vdisnin per kengetare te bukura

i di te pothuajse te gjithe kenget saj mper mua do te jete vaēe zela e dyte
edhe mua me ka pelqyer , edhe pse nuk i di kenget e saj pse mungoj shume vjet ne mergim .

sofialoren
13-06-06, 12:50
se ky dimer na fton
te kercejme sebashku
deri naten vone
ndonese veshur thjesht
dhe me xhinse blu
ta shijojme se bashku
ate qe doni ju

nanana
na na na na

sofialoren
13-06-06, 12:52
miremengjes i them pasqyres
nje makiazh te leht fytyres


..........
nje mije enderra i kam

....
dua te zhdukem fare e te humbase
do ta gjej une veten
do bertase .......

sofialoren
13-06-06, 12:54
dy shoqe ne
e duhemi si motra
nje dashuri
po na troket tek porta
dhe dashurine
te bukur e kerkojme
sic jemi vete
e enderrojme

sofialoren
13-06-06, 12:57
kur isha vajze e re
gjithmone enderroja
per djalin tim valle
si do te ishte!

e doja te ishte
nje djale i qeshur
dhe syte bojeqielli
ti kishte
.............
e doja djalin te ish i bukur
me floke te zeza djalin e doja

na na nana