Poseidoni
18-02-06, 17:45
Perplasja PS-PD degjeneron ne sherr fizik. Miratohen ligjet per legalizimet dhe pensionet
Edlira Prenga - Koha Jone
Seanca e djeshme maratone eshte kthyer ne debat deri ne grushta mes opozites dhe pozites. Pas replikave te shkembyera gjate gjithe dites se djeshme mes deputeteve te dy kampeve politike ne kohen e votimit te projektligjeve seanca eshte kthyer ne arene grushtash mes deputetesh. Deputetet e PS-se pretendonin se nuk behej kuorumi i mjaftueshem per te votuar, pasi sipas tyre ne salle ishin vetem 69 deputete. Duke qene se votimi ishte ne elektronike sipas pretendimit te tyre ishte nje nga deputetet e PD-se qe ka futur dy karta per te plotesuar numrin e nevojshem. Kjo ka bere qe Taulant Balla deputet i PS-se te kundershtoje dhe e gjitha kjo me pas ka ndezur sherrin ne Kuvend. Deputeti i PD-se eshte ngritur duke qelluar me grushte Ballen, pasi sipas tij nuk e ka bere nje gje te tille. Eksponente te PS-se pretendojne se PD-ja nuk e kishte numrin e nevojshem per te kaluar projektligjet dhe sipas tyre karta elektronike eshte futur nga Babasi. Nga ana e tyre eksponente te PD-se pretendonin se e kishin numrin e mjaftueshem te votave. Sipas tyre ne salle ishin 72 deputete. Por e gjithe seanca e djeshme pavaresisht pretendimeve te paleve eshte shnderruar ne arene grushtash qe tashme nuk po behet e rralle me ne parlamentin shqiptar. Pas plotesimit te kuorumit te nevojshem per miratimin e ligjeve seanca ka vijuar normalisht edhe pse socialistet e braktisen seancen.
Debati per legalizimin
Pa u bere me pare legalizimi, nuk mund te realizohet urbanizimi i zonave urbane. Nje pergjigje te tille u dha dje gjate seances plenare tere pyetjeve qe vinin nga deputetet e opozites, ministri i Rregullimit te Territorit, Lulzim Basha. Ne debat e siper per projektligjin "Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje", ai u sqaroi deputeteve socialiste se nje urbanizmim para legalizimit te zonave informale, do te thoshte deshtim i te dyja reformave se bashku. "Cdo urbanizim para legalizimit, eshte i destinuar te deshtoje. Permes legalizimit do te frenohen te gjitha ndertimet pa leje dhe me pas mund te flasim per nisjen e procesit te urbanizmit", tha ai. Nderkaq, pyetjet e socialisteve mbi ligjin ne fjale kishin te benin me shume me ligjet qe do te respektoheshin gjate venies ne perdorim te ligjit te ri. Por nga ana e tij, ministri i Drejtesise, Aldo Bumci, tha se ky ligj nuk permban dispozita joligjore, pasi vete situata per te cilen flitet dhe perpiqet te zgjidhe ky projektligj eshte e paligjshme. "Nuk bie as ne kundershtim me ligjin e pasurive te paluajtshme", sqaroi ministri Bumci. Nderkaq, duke iu pergjigjur pyetjes se deputeteve te PS-se se mos rrezikohet te paguhet dy here me ane te zbatimit te ketij ligji, ministri Bumci u pergjigj duke thene se "nuk behet fjale per te paguar dy here te njejt`n toke, pasi vetem nje here do t'u paguhet ish-pronareve. Urbanizimi dhe investimet e tjera qe do te behen ne keto zona me pas, jane tjeter gje". Nga ana e tij, ne mbrojtje te ketij projektligji ka dale edhe kryeministri Sali Berisha, i cili u ka bere thirrje deputeteve te Kuvendit ta miratojne kete ligj, ashtu sic votuan edhe ligjin 7501. A do te nderhyje Policia Ndertimore?
A do te nderhyje Policia Ndertimore para miratimit te ligjit? Kjo ishte edhe nje nga pyetjet kryesore qe iu drejtuan ministrit Lulzim Basha gjate diskutimit te projektligjit per legalizimet dhe urbanizimin e zonave informale. "Policia Ndertimore nga ana e saj do te vazhoje te kryeje mandatin qe i eshte caktuar, por do ta beje kete me targetim, duke vene ne shenje vetem shkeljet flagrante te cilat jane ne dem te interesit publik dhe duke vene kufi per ndertimet e paligjshme vetem pas daljes ne fuqi te ligjit. Atehere do te nderhyje, tani do vazhdoje te jete e terhequr per ndertimet banesa deri ne futjen e ligjit dhe do te vazhdoje per prishjen e cdo ndertimi pa leje qe nis nga dita e miratimit te ligjit. Dhe ky eshte qellimi i ligjit ne vetvete, ta nderprese kete bum ndertimesh pa leje. Cdo ndertim do konsiderohet pa leje dhe do ndeshet me konseguencat", tha ne sqarim e siper per kete ceshtje, ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha.