PDA

View Full Version : Cmimet Ciampi, Kengetareve: "nje Emocion"


Poseidoni
23-02-06, 17:50
Eros Ramazzotti eshte shume i emocionuar per nderin qe Ciampi do t(i dorezoje pas disa ditesh ne Sanremo: " po provoj nje ndjesi te vecante". Kengetari roman eshte nominuar nga Quirinale Commendatore i cili "ka dhene kontributin e tij me angazhimet qe ka marre per te perhapur muziken italiane ne mbare boten". Bashke me Ramazzottin do t(i jepen cmime edhe Andrea Bocelli, Laura Pausini dhe Zucchero.

" Falenderoj presidentin Ciampi per kete cmim qe i jepet muzikes italiane". Jane fjalet qe Zucchero komenton ne lidhje me cmimin. Per fat te keq Zucchero ( Andrea Fornaciari) nuk do te jete ne ndarjen e cmimeve ne Sanremo "sepse do te ndodhet ne Shtetet E Bashkuara per regjistrimin e albumit te tij te ri i cili parashikohet te dale ne shtator". Per t(a terhequr cmimin ne vend te tij do te jete drejtori artistik i Festivalit. " Dua qe kete cmim t(a terheqe Gianmarco Mazzi jo vetem per raportet miqesore dhe respektin qe ekziston mes nesh por sepse ideja e nje mbremjeje festive per muziken italiane ne Sanremo i dedikohet vetem atij". Cmimet do te jepen edhe per Andrea Bocelli, Laura Pausini dhe Eros Ramazzotti qe do te marrin titullin Commendatore. Qe te tre do te jene te ftuarit e Festivalit te kenges italiane.

Per Laura Pausini ky cmim vjen ne momentet e saj me te suksesshme. Pas triumfit te Grammy Awards pak kohe me pare ajo ka marre edhe dy nominime ne Billboard Latin Music Awards, qe do te transmetohet ne 27 prill ne Miami. Artistja merr pjese ne kategorine Latin Pop Album Of The Year Female per albumin e saj "Escucha" dhe Latin Pop Airplay Song Of The Year per kengen "Vivimi".