PDA

View Full Version : Miss Shqiptarja ne MB 2006


Tony
14-06-06, 12:16
Miss Shqiptarja ne MB 2006

Nga Muhamed Veliu


Libraria lokale e Wood Green ne veri te Londres, ka hapur dyert e saj per vazjat shqiptare te cilat do te marrin pjese ne konkursin e bukurise Miss Shqiptarja ne MB 2006, qe do te zhvillohet me 18 Qershor ne sallen “The New Rex Venue” ne Stratford. Neve na eshte dhene akses eksklusiv gjate nje dite provash ne katin e dyte te kesaj librarie, ku per c’do te djele vajzat te shoqeruara nga mamate e tyre, vine per te mesuar koreografine e levizjeve. Ne nje salle e madhe plot dtrite, ku ne nje cep te saj fotografi i spektaklit Artan Zeneli ka improvizuar nje mini strudio fotografije, vajzat levizin nga nje cep ne tjetrin nen instruksionin e koreografit Gentian Zhgjuni. Megithese per to mesimi i koreografise eshte nje stres me vete, te bie ne sy se ato jane te vendosura te perfeksionojne levizjet, qe kur te dalin ne skene paraqitja skenike te jete sa me e arrire. Zhgjuni tejet i duruar i inkurajon ato. Ai shpesh here me energji te pashtershme,ze te larte e tejet kumbues drejton kandidatet e ketij spektakli bukurie duke u thene “Mos i ikni ritmit”, “Levizni me shume” etj


Libraria lokale e Wood Green nė veri tė Londrės, ka hapur dyert e saj pėr vazjat shqiptare tė cilat do tė marrin pjesė nė konkursin e bukurisė Miss Shqiptarja nė MB 2006, qė do tė zhvillohet me 18 Qershor nė sallėn “The New Rex Venue” nė Stratford.

Neve na eshte dhene akses eksklusiv gjatė njė dite provash nė katin e dytė tė kėsaj librarie, ku pėr ē’do tė djelė vajzat tė shoqėruara nga mamatė e tyre, vinė pėr tė mėsuar koreografinė e lėvizjeve.

Nė njė sallė e madhe plot dtritė, ku nė njė cep tė saj fotografi i spektaklit Artan Zeneli ka improvizuar njė mini strudio fotografije, vajzat lėvizin nga njė cep nė tjetrin nėn instruksionin e koreografit Gentian Zhgjuni.

Megithėse pėr to mėsimi i koreografisė ėshtė njė stres mė vete, tė bie nė sy se ato janė tė vendosura tė perfeksionojnė lėvizjet, qė kur tė dalin nė skenė paraqitja skenike tė jetė sa mė e arrirė.

Zhgjuni tejet i duruar i inkurajon ato. Ai shpesh herė me energji tė pashtershme,zė tė lartė e tejėt kumbues drejton kandidatet e kėtij spektakli bukurie duke u thėnė “Mos i ikni ritmit”, “Lėvizni mė shumė” etj.

Alba Media kompanija mediatike tashmė e sukseshme nė komunitetin shqiptarė nė MB, organizatore e kėtij spektakli kėrkon tė mos zhgėnjej publikin shqiptar tė Londrės. Njė paraqitje sa mė dinjitoze ėshtė prioriteti i tyre. Nė kėtė spektakėl do tė marrin pjsė edhe pėrfaqėsues tė Miss Anglia, nė tė cilėn vajza fituese do tė ketė mundėsi tė marrė pjesė.

Tek sa bisedojmė mė vajzat nė njė moment pushimi, ato shprehen tė kėnaqura, me pėrgatitjet e deritanishme, duke vlerėsura maksimalisht punėn e organizatorėve.

“Dua tė them se stafi organizator i kėtij spektali po na qėndron afėr dhe njėkohėsisht po na e bėn mė tė lėhtė tė tė gjitha ne pėrgatijet gjatė provave” shprehet 20 vjeēarja nga Tirana Blerta Kastrati Halili. Tashmė ajo e ka kaluar barirėn e anėn emocionalė qė ndjente nė fillim tė provave.

Ajo tha: “Nė fillim kur vendosa tė merrja pjesė nė kėtė konkurs bukurie kisha emocione dhe stres. Koreografi ynė na e ka bėrė mė tė lehtė punėn tonė, pasi ai ka njė nivel profesional, dhe ne jemi tė vetėdishmese ana koreografike pėr kėtė spektakėl ėshtė parėsore, dhe ne po mundohemi tė jemi sa mė lart nė kėtė drejtim”.

E tek sa nga aparati fotografik i Artan Zenelit dalin flashe tė panumėrta,vajzat me shumė dėshirė sikur tė jenė modele tė vėrteta pozojnė njė e nga njė.

Pjesmarrsja Matilda Gaxherri ėshtė 15 vjeēe. Origjina e saj ėshtė Juniku. Ajo shprehet se nė kėtė spektakėl kėrkon tė pėrfaqėsojė bukurinė e femrės kosovare. Ndjen keqardhje qė shumė nga shoqet e saja nuk mundėn ti bashkohen asaj nė kėtė eveniment tė bukurisė shqiptarė nė MB. Megjithatė ajo ndjehet e lumtur qė ėshtė pjesė e grupit tė vajzave tė cilat do tė konkurojnė pėr mė tė bukurėn e shqiptarėve nė MB.

“Nuk ėshtė njė ekspereincė qė tė ipet rasti ta provosh pėrditė” thotė Arbėresha Obri 17 vjeēarja me origjinė nga Prishina e cila shton se njė gjė e tillė pėr tė e bėn pjesmarrjen nė spektakėl tė veēantė. Ajo ėshtė realiste nė ato qė thotė, duke mos fshehur vėshtirėsitė e momentit qė duhen tejkaluar.

“Ėshtė e vėshtirė tė arrish perfeksionin e lėvizjeve koreografike. Por, me pėrkushtim tonė themi se do tja dalim mbanė “ thotė ajo. Arbėresha rrėfen se shkak pėr pjesmarrjen nė kėtė spektakėl bukurie u bėnė disa shoqet e saja, tė cilat e inkurajuan tė merrte pjesė. Ajo nuk harron tė pėrmend edhe dėshirėn e shumė bashkėmoshatareve tė saja pėr tė qėnė pjesė e spektaklit. Duket se ato e kanė patur tė vėshirė tė marrin OK e familje.

Po pėrse njė ngurim nga ana e tyre?

Pėrgjigjen e marrim nga zonja Mirela Toma koordinatore e spektaklit e cila thotė se “Do tė kishim dėshirė tė kishim edhe shumė vajza tė tjera nė spektaklin e sivjetshėm, i cili do tė ketė njė fytyrė tjetėr dhe krejt profesionale. Por zhvillimet negative tė spektaklit zhvilluar vitin e shkuar, kanė humbur besim nė shumė familje shqiptare pėr tė lejuar vajzat e tyre tė marrin pjesė sivjet. Ėshtė pėr tė ardhur keq, rreth kėtij fakti. Duhet pranuar se ėshtė krjuar njė skepticizėm shumė i madh pėr tė tilla aktiviteti. Ne po pėrpiqemi ti japim kėtij konkursi dinjitetin e munguar, dhe pėr kėtė ne kėmi angazhimin e tė gjitha vajzave tė cilat po mundohen shumė qė nė skenė tė dalin sa mė mire.

Koordinatorja Toma zbulon disa detaje interesante nga spektali. “Tė gjitha vajzave i ėshtė pėrgatitur njė garderobė e veēantė me veshje moderne dhe kombėtare, qė tė gjitha paguar nga Alba Media. Pėr stilimin e veshje ėshtė kujdesur Denisa Toma” tregon ajo.

Gentian Zhgjuni si githmonė nė tė tilla spektakle ka njė rol shumė dimensional. Krahas drejtimit tė spektalit, ai po merret denjėsisht me pėrgatijet e vajzave, dhe me skenarin.

“Nė pėrgjithėsi pėrgatijet po shkojnė mirė. Natyrisht qė ka vėshtirėsi sidomos me koreografinė, pasi pėr vajzat ėshtė njė eksperincė e parė nė njė eveniment tė tillė” fillon tė tregojė Zhgjuni i cili drejtoi edicionin e vjetshėm tė kėrij konkursi bukurie qė mbante firmėn e producentes ekzekutive zonjės Burbuqe Paērada, pėrfunduar nė njė farsė tė vėrtėtė qė Genti e quan si njė goditje tė kredibilitetit tė kėtij lloj spektakli.

Duke folur pėr kėtė aspekt i djali i talentuar nga Burreli thotė: “Duhet pranuar qė po pėrballemi me efektet goditėse qė shkaktoi spektakli i vjetshėm. Shumė familje i kanė ndaluar vajzat ti bashkohen kėsaj iniciative tė re, kėtij spektakli me njė imazh krejt ndryshe, vetėm e vetėm nga ajo qė ngjau nė spektaklin e vjetshėm. E theksoj ėshtė pėr tė ardhur keq” deklaroi ai.

Biseda jonė pėrqėndrohet tek spektali i sivjetshėm. Zhgjuni sqaron pėr disa detaje tė rėndėsishme qė ai ka menduar tė sjėllė nė skenėn e “The Neė Rex Venue”.

“Kam menduar dhe e shikoj si njė element tė domosdorshėm tė kėtij spektakli, ndėrthurjen e shumė elementėve tradicional shqiptar, me ato modenrne. Duke filluar qė nga veshja, dalja nė skenė e vajzave nėn ritmet e muzikės popullore shqiptare, dhe shumė elementė tė cilėt ju do tė keni mundėsi ti shikoni nė natėn finale tė spektaklit” shprehet ai.

Meqėnėse nė spektaklin e vjetshėm vajzėn fituese Gresa Dardani nuk e zgjodhi juria por organizatorėt, gjejmė shkas ta pyesim Zhgjunin kush do tė jenė antarėt e jurisė sė spektaklit tė sivjetshėm. Marrim nga ai njė pėrgjigje surprizė.

“Nuk i di. Nuk kam pėr ta ditur se kush janė ata, deri nė momentin qė do tė ngjitem nė skenė” shprehet ai duke na treguar se ėshtė vendosur njė pakt mes organizatorėve qė mos tė dinė se kush do tė jetė juria deri nė momentet e fundit tė fillimit tė spektaklit.

Nuk mund tė rrimė gjatė qėndrimit tonė nė Wood Greed pa u takuar me drejtorin ekzekutiv tė aktivitetit zotin Enkeleid Omi. Ai ėshtė i kėnaqur me pėrgatitjet e deritanishme, por pohon se ka ende shumė pėr tu bėrė.

“Tė gjithė si staf organizativ jemi tė suprizuar, pasi mendonim se do ta kishim mė tė vėshtirė me pėrgatijet. Punėn tonė e kanė bėrė mė tė lėhtė bashkėpunimi i ngushtė me vajzat” thotė Enkeleidi, njeriu qė qėndron prapa tė gjithė kėsaj ndėrrrmarje serioze, por qė prźt tė kurorėzohet me 18 Qershor.

Kur vjen puna pėr detaje edhe vetė Omi, nuk kėrkon tė thotė shumė. Ai mjaftohet nė prononcimin e tij tė garantojė njė show, tė bukur ku do ta gjejnė veten tė gjithė. “Do tė jetė njė spektakėl gjithpėrfshirės, ku tė kėnaqen tė gjithė”.

Edhe ne shpresojmė tė jetė i tillė Enkeleid.

E lėmė Enkeleidin djalin e apasionuar pas filmimeve tė vazhdojė punėn e tij duke e falenderuar pėr aksesin ekskluziv nė provat e spektaklit. Nuk na mbeti gjė tjetėr veēse ti uromin tė gjithė stafit tė tij dhe vajzave tė Miss Shqiptarja MB 2006 , paēin fat dhe suksese, duke shpresuar se do ta fitojė kurorėn e mė tė bukurės sė shqiptarvė tė Anglisė ajo qė e meriton.

introversion_girl
14-06-06, 14:36
Flm per informacionin ndofta paksa dull nga ana ime po do doja te dija ku mund te gjinden biletat per spectaclin e di qe eshte nje shume prej £20 or something por nuk e di sesi mund te blihen..
Ndokush mund te kete informacion ne lidhje me kete?/

Tony
14-06-06, 16:42
Flm per informacionin ndofta paksa dull nga ana ime po do doja te dija ku mund te gjinden biletat per spectaclin e di qe eshte nje shume prej £20 or something por nuk e di sesi mund te blihen..
Ndokush mund te kete informacion ne lidhje me kete?/


Sa bileta don?

P.S me kontakto mua se ti jap une, se i shesim neve biletat.