PDA

View Full Version : Analizat e ndeshjeve te Boterorit


Sybukura
14-06-06, 21:19
Germany - Costa Rica

Goli i pare edhe i fundit i Gjermanise qe te dy ishin fenomenal. Dy golat e tjere ishin me shume fat edhe gabimet fatale te Costa Rica's qe luajti jashtezakonisht dobet. Por edhe mbrojtja Gjermane tregoi goxha dobesi. Por merita per mesfushen e Gjermanit, ishte e kompletuar edhe shume e forte.

Sybukura
14-06-06, 21:21
Ekuador - Poloni

Ekuadori e meritoi fitoren sepse gjate gjithe lojes luajti me mire. Mendoj qe ka shume shance per tu kualifikuar. Polonia kete vit u tregua shume shume dobet, as vendin per ne boteror se meriton.

Sybukura
14-06-06, 21:29
Angli - Paraguay

Anglia fitoi me rezulatatin me minimal, ose me sakte me autogol, edhe kjo eshte vertete per te te ardhur keq duke mare parasysh vleren e lojtareve qe ka Anglia, sidomos mesfushen (per mendimin tim ka mesfushen me te mire te boterorit). Si tifoze e tyre prisja shume me shume pasi nuk treguan ndonje gje kushedi se cfare, biles e pane veten keq shume here, ai sulmi i Paraguait megjithse nuk shenuan ishte i rrezikshem sidomos Valdez. Anglia mesfushen edhe mbrojtjen e ka klas fare, por ne sulm eshte shume dobet, i nevojitet shume Rooney perpara se ai Crouch, me te ardh keq, sa here kapi topin o u rrezu o ia dha kundershtarit si dhurate. Shyqyr qe ka Gerard dhe Lampard qe mbulojne me se miri sulmin dhe mbylljen para mbrojtjes.

Sybukura
14-06-06, 21:32
Suedi - Trinidad & Tobago

Te dilnin barazim edhe mos te shenohej asnje gol ishte vertete nje tjeter surprize e kampionatit sepse ne krahasim me Suedine, Paraguay edhe Angline Trinidad eshte shume dobet, Suedia duhet te merte patjeter 3-piket. Edhe per ti'a lehtesuar punen Suedise per shumicen e pjeses se dyte ato po luanin me 10 lojtare. Po vazhdoi kshu Suedia nuk kualifikon.

Sybukura
14-06-06, 21:36
Argjentina - Bregu i Fildishte

Keta Afrikante luajten mire edhe me thene te drejten rezultati me duket paksa i padrejte. Ne pjese te pare sulmuan vazhdimisht edhe ne shpesh raste u treguan te rrezikshem por jo gjithmone e ke fatin me vete.
Argjentina ato raste qe kishte i shfrytezoi edhe e demoralizoi totalisht skuadren Afrikane. Edhe kjo ka qene nje nder ndeshjet me te mira te boterorit per mendimin tim.

Sybukura
14-06-06, 21:45
Itali - Gana

Pjesa e pare ishte nje nder pjeset me te bukura te luajtura deri tani. Te dya skuadrat po luanin bukur me loje te hapur.Lipi ka bere pune shume te mire duke u shkeputur nga Katenaçio, edhe tek Gana problemi ishte sulmi. Te kishin nje sulmues te nivelit te Drogbes athere ndeshja do te kishte shkuar ndryshe pasi mesfusha e Ganes i krijoi disa raste. Esein beri nje gjuajte te bukur edhe per mendimin tim ai ishte lojtari me i mire i skuadres Ganeze.

Mbrotja Italiane nuk kishte nevoje te sforconte duke pare nivelin e Sulmit te Ganes, edhe Italia gjate gjithe ndeshjes dominuan. Disa mesfushore ishin ca nervoz si Rossi qe krijoji nje penallti per kundershtaret e tyre pavaresisht se nuk iu dha. Grosso ka nevoje dhe per disa ndeshje ne kete nivel. Cameronesi eshte nje lojtar kot sipas mendimit tim dhe se di pse Italia e ka marr ne rradhet e saj, gjitha levizjet e tij eshte e lehte ti parashikosh dhe kur topi duhet dhene ai frenon lojen prandaj dhe ritmi ne pjesen e dyte ra goxha se i dhane shume topa atij. Sulmuesi (Luca Toni) luajti vertete shume bukur, edhe eshte vertete gjenial. I ka te gjitha, gjatsine, levizjet, tekniken, gjuatjen, pasat dhe biles me pelqeu shume qe vinte shpesh ne mesfushe per te mbrojtur ose per te kerkuar topin, tamam klas.

Bravo Italise!

Sybukura
14-06-06, 21:47
Brazil - Kroaci.

Ndeshja ishte dhe aq e e mire. Te them te drejten nuk pati aq shume spektakel. Yjet e Brazilit nuk shkelqyen ashtu sic ishte parashikuar dhe rezultati eshte i pandershem. Kroacia pati rastet e saj dhe e meritoi barazimin. Brazili ne pjesen e dyte ishte hije marre parasysh faktin qe konsiderohet si superfavorit. Mendoj se trajneri kroat beri gabim kur largoi nga loja Ivan Klasniq, ne vend se te largonte Dado Prso-n i cili nuk tregoi ndonje gje te madhe.

Me ndeshje te tilla, Brazilin as favorit nuk do e konsideroja.

Sybukura
14-06-06, 21:50
France - Zvicerr

E prisja barazimin por nuk qe me shume emocione si ndeshje, pak si dobet Franca...Zvicra pati goxha raste te mira.

Sybukura
14-06-06, 21:52
Spanje - Ukraine

E degjeneroi fare Ukrainen, ne te gjitha ndeshjet e boterorit kjo ishte fitorja me e paster. Nuk e prisja kete paraqitje te Ukraines, nuk e pasqyroi fare kualifikimin ne eliminatoret per boteror pasi aty lozi shume mire, dhe ne grupin me te forte. Spanja lozi me seriozitet te plote, vertete shume bukur, edhe Tores i pakapshem. Me sa pashe tek Ukraina bazohen me teper tek mbrojtja dhe tek dy yjet qe kane ne sulm, Shevcenko, Voronin, mesfusha, dobet fare megjithate mendoj se Ukraina do ta kaloj grupin.

Sybukura
14-06-06, 21:54
Vetem keto ndeshje kam pare gjer tani.

Mondi
14-06-06, 21:57
ca do na thujsh per gjermani- poloni

Sybukura
14-06-06, 22:04
Gjermani - Poloni

Duke pa lojen dhe rastet e krijuara, Gjermania e meritoi fitoren. Pjesa e dyte me pak e bukur se e para deri ne minutat e fundit ku pritej ofensiva, gjithashtu Ballaku dobet pjesen e dyte, as pasat nuk ishin me te sakte.

Sybukura
15-06-06, 18:57
Ore ju te tjeret nuk e ndiqni kampionatin apo nuk keni asnje mendim mbi futbollin???

p.s. Edhe ju djemte keni goje te thoni qe vajzat nuk marin vesh nga futbolli :rolleyes:

sunshine
15-06-06, 19:01
ca mendoni per ndeshjen Ecuador-Costa Rica

Une personalisht mendoj se goli i pare dhe i dyte i Ecuador ishin te mrekullueshem, nje spektakel i vertete :D

Sybukura
15-06-06, 19:03
Angli - Trinidad & Tobago

Mund te them me plot gojen qe Trinidad eshte treguar shume e forte ne kete boteror. Ne ndeshjen me Suedine ishin te pathyeshem edhe me Angline vetem ne minutat e fundit te lojes u thyen. Dukethene kete ne shume raste ata shperthyen edhe shpejtesia e tyre e vuri Angline ne pozite te veshtire. Yorke, pavaresisht nga mosha e tij, u tregua goxha i mire ne kete ndeshje. Por Anglia gjate gjithe lojes ishte ne kontroll edhe dominoi fushen. Me erdhi shume keq qe kishte gjithe ato raste edhe nuk mundi te shfrytezonte asnjerin prej tyre sic duhej. Terry pa asnje diskutim ishte 'man of the match'. Duke vepruar ne ate menyre ai shpetoi porten e tij por edhe moralin e Anglise pasi te dilte Trinidad ne avantazh vertete do te ishte turp per Anglezet. Crouch, rasti qe kishte nuk i falet, por ne fund e tregoi veten e tij edhe ma mbushi mendjen mua si tifoze per arsyen qe e ka merituar te futet ne skuader. Rooney ishte ai qe ngriti moralin Anglez, gjate gjithe lojes emri i tij po jehonte ne stadium nga tifozat bardhekuq.
Goli i Gerard fantastik. Ishte shume i mire gjate gjithe kohes, u tregua ndihmues per mbrojtjen edhe sulmin. Jo Cole po ashtu lojti nje loje te shkelqyer, Lampardi humbi shume raste sot, vertete na zhgenjeu.
Por e rendesishmja eshte qe morem 3-pikshin edhe jemi ne nje pozite shume te mire tani.

Shogun Rua
15-06-06, 19:12
Kthesa e lojes , 2 zevendesimet , wayne rooney , Aron lennon .
Ne pergjthesi me kte loje deri ne cerekfinale mund te shkoni .
Ujqerit e vjeter nuk presin te shenosh ti deri ne min e 84 ;)

Nese jeni mpref per ta fitu , patjeter dicka duhet ndryshuar ne lojen e anglezve , ndryshe .......good bye once again ....looool

Sybukura
15-06-06, 19:15
Titi prandaj nje loje futbolli i jepen 90 minuta edhe nese shenon ne minuten e 90'te apo te pare, nuk ka te beje aspak, rendesi eshte qe te fitosh. Anglia duhet te zere mend edhe mendoj se cerek finalen do ta kaloje kete boteror ;)

Sybukura
17-06-06, 21:59
Argjentina - Serbi

Hallall Argjentina Hallall. Ma ka bo zemren mal 6-0. I hutoi fare serbet me ato pasimet qe benin, sikur ishin spektatore serbet e po shifnin ndeshjen, flinin ne kembe. Ska te share kjo skuader, te gjithe lojtaret, pa perjashtim i ka klas. Goli i Camiaso-s perfekt, goli me i bukur gjer me tani. Kishte lezet ajo loje aq e bukur e gauqosëve.

Sybukura
17-06-06, 22:01
Hollanda fitoi, por akoma ska arrit te gjej lojen e saj, ne pjesen e dyte luajten keq. me erdhi pak keq per bregun e fildishte se po te kishin qene ne grup tjeter do te kishin kaluar. gjithsesi mund te them qe ben nje perfaqsim dinjitoz dhe shpresoj qe te fitojn kunder Serbise.

Rrapatushi
17-06-06, 22:07
Me nje mendim jam me ty ela esht vertet me te ardh keq per Bregun e Fildisht qe nuk ka ra ne nje grup tjeter nqs do kishte ra ne noj grup tjeter do te ishte kualifikuar ne 16.

Sybukura
17-06-06, 22:08
Pupupupupupupu ca ju punun ato jevgj Cekise. Gjynof po hallall vallai lujten mire, por Ceku ska sulm te mire mir thuj qe kishin portier te zotin se kishin per t`ju bo spektakel, me keq se Argjentina Serbise. My favourite game of all time.

Portugalia, ec mo ene to sa kalun klasen me thone se nuk lujten ene aq mire. Deco, Ronaldo bravo si gjithmone they saved the day. Loja mua mu duk shume e dhunshme vallai.

Meksika - Angola sa boring qe ishte, i swear me zuni gjumi ene se pashe

Sybukura
17-06-06, 22:12
Itali - USA

Nga ti'a filloj. Me thene te drejten prisja shume nga Italia por u zhgenjeva totalisht, jane padyshim skuadra me e forte ne grupin e tyre por sot ata po flinin gjume. Vetem Pirlo dhe Zambrota dukeshe sikur ishin ne fushe. Por hajt tani te mbledhin forca per ndeshjen me cekun se keq vajti puna.

p.s. Itali + Albiter edhe mezi e moren nje pike, nuk diten ta shfrytezojne faktin qe USA po luante me 9 lojtar. Shume turp per Italine.

Krutani romantik
17-06-06, 22:54
Sot kam dale shume i zhgenjyer,si me Cekine ashtu dhe me Italine.Itali vs Usa
loja me rebele qe kam pa ne futboll,loje agresive,me nerva dhe pa shije fare.Nje referi qe humbi fare bibaret nuk i jepte kend cte bente ne pjesen e dyte dhe lojtaret kishin frike te luanin sepse merrnin karta te kuqe dhe jo te verdha.Italianet me kane zgenjyer komplet loja me e keqe qe kane pare deri tani ne futbollin italian,Giraldino,Toni te vdekur fare Hmmmm ishalla ndryshojne taktikat dhe luajne me mire ne Cekine se thane mirupafshin edhe ketij boterori.
Dita e sotme e Kampionatit Boteror ka qene suprize per mua.

GuEsS
18-06-06, 00:03
Italiont sot..bir nona vet

tironce qeke dreq per komentim ti mi

:eek:

Sybukura
18-06-06, 09:23
tironce qeke dreq per komentim ti mi

:eek:

Pse çuditesh mi, vdesim per içik futboll neve Shqiptaret.

Sa per temen, mund te them qe skuadrat Afrikane jane treguar shume te forta gjate gjithe kohes edhe vertete po perparon futbolli Afrikan. Shume energjik, gjallerues edhe te shpejte ne fushe gjate gjithe 90'te minutave, teksa skuadrat Europiane mezi leviznin lart e poshte. Europa perendimore duket disi e konsumuar persa i perket freskise se lojes."Milioneret" nuk kane me edhe aq deshire ti vrapojne mbrapa topit.Me vjen keq qe u eleminua nje ekip i tille si ai i Bregut te Fildishte psh.
Por kuptohet qe skuadrat Afrikane nuk e kane eksperiencen e ketyre te Europes.

sofialoren
18-06-06, 11:01
a ndieni turp per ndeshjen e italise ju o tifoze e ITALISE?

.ıllılı.lıı.
18-06-06, 14:36
Italia esht shume mire, kshu ka bo perher ajo i le tifozat ne ankth, perher esht kualifiku rreshqanas (me te shtyme) :)

Play_Girl
21-06-06, 16:56
sofialoren do te thy ne mes mos fol per Italine

KUSH MA PA ANGLIN aman hahahahahahahahahaahhahaahahahahahahahahahahahahah ahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahaah hahaahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahah ahahahahahhahahahahahahahahaahhahaahahahahahahahah ahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhahahahaha hahahahaahhahaahahahahahahahahahahahahahahahahahah ahahahahahahahahahahhahahahahahahahahaahhahaahahah ahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahah hahahahahahahahahaahhahaahahahahahahahahahahahahah ahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahaah hahaahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahah ahahahahahhahahahahahahahahaahhahaahahahahahahahah ahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhahahahaha hahahahaahhahaahahahahahahahahahahahahahahahahahah ahahahahahahahahahahhahahahahahahahahaahhahaahahah ahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahah hahahahahahahahahaahhahaahahahahahahahahahahahahah ahahahahahahahahahahahahahahah

Sybukura
21-06-06, 17:14
sofialoren do te thy ne mes mos fol per Italine

KUSH MA PA ANGLIN aman hahahahahahahahahaahhahaahahahahahahahahahahahahah ahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahaah hahaahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahah ahahahahahhahahahahahahahahaahhahaahahahahahahahah ahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhahahahaha hahahahaahhahaahahahahahahahahahahahahahahahahahah ahahahahahahahahahahhahahahahahahahahaahhahaahahah ahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahah hahahahahahahahahaahhahaahahahahahahahahahahahahah ahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahaah hahaahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahah ahahahahahhahahahahahahahahaahhahaahahahahahahahah ahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhahahahaha hahahahaahhahaahahahahahahahahahahahahahahahahahah ahahahahahahahahahahhahahahahahahahahaahhahaahahah ahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahah hahahahahahahahahaahhahaahahahahahahahahahahahahah ahahahahahahahahahahahahahahah

Po ti ne na pyet kush te ka pare Angline tende aman? :rolleyes:

Play_Girl
21-06-06, 17:17
Po ti ne na pyet kush te ka pare Angline tende aman? :rolleyes:

anglin time? mos ja fut kot tani, sjam me anglin skam qene kurr edhe kurr sdo jem :rolleyes:

Rrapatushi
04-07-06, 23:02
Ku i keni analizat :D Halla Tironcja ajo merte vesh per futboll se ju te tjerit qenkeni si ajo sweet burrelse :D:D

Krutani romantik
04-07-06, 23:12
Italia luajti shume bukur, bravo i qofte!

Lippi ishte ai qe e fitoi ndeshjen, luante ne fund me 4 sulmues, Iaqinta, Gilardinho, Totti dhe Del Piero, nje rrezik shume i madh, por ne fund u ja arriti qellimit fitoren qe i mungonte.

Suksese Italise, ka treguar loje klasi, e ka mposht Gjermanine ne shume aspekte, superiteti italian ne kohen e fundit mbi gjermanet behet dominuese.

Ja dhe fotot e dy golshenuasave qe thyen miliona zemra gjermane sonte

Del Piero dhe Grosso
http://newsimg.bbc.co.uk/media/images/41848000/jpg/_41848118_delpiero_grosso203.jpg

Shogun Rua
05-07-06, 18:11
Leje se Grosso me kujtoi tardellin e 82-shit .
Po qante nga gezimi .
Hallall dje kane lujt si qent , fitorja me plot merite .

Hajt tani nje last push ne finale edhe ti bojme 4 yje :D

Forza Azzurri