PDA

View Full Version : Gjinushi, 45 minuta betejė me rojet e Kuvendit


Dushja
17-06-06, 01:57
Gjinushi, 45 minuta betejė me rojet e Kuvendit
TIRANE - Ka zgjatur rreth 45 minuta pėrpjekja e kryetarit tė Partisė Socialdemokrate, Skėnder Gjinushi, pėr tė hyrė nė sallėn e mbledhjeve, ku normalisht do tė zhvillohej komisioni hetimor parlamentar pėr veprimtarinė e Sollakut.

Kjo sepse ai e kishte tė ndaluar, pėr shkak tė vendimit tė byrosė parlamentare, qė pėrcaktonte pėrjashtimin e Gjinushit pėr dy javė nga aktivitetet e Kuvendit.

Pėr kėtė arsye, deputeti Gjinushi nuk ėshtė lejuar qė tė futet nė sallėn e mbledhjeve pėr me tepėr sė 30 minuta, duke e cilėsuar tė parregullt vendimin e marrė nga byroja parlamentar tri ditė mė parė.

Nė deklaratėn e tij, i mbėshtetur plotėsisht edhe nga anėtarėt e tjerė tė opozitės, Gjinushi tha se pėr mbledhjen e byrosė parlamentare nuk ėshtė lajmėruar asnjė anėtar i opozitės.

Anėtarėt e opozitės nuk kishin ndėrmend qė tė tėrhiqeshin, aq sa vendosėn qė tė zhvillonin njė mbledhje tė improvizuar, duke u ulur secili nė *rige jashtė dyerve tė sallės, ku zhvillohej mbledhja.
Megjithatė, batutat nuk kanė zgjatur shumė, pasi vetėm pak minuta mė vonė ata janė njoftuar nga sekretarja e komisionit hetimor se mbledhja e komisionit ishte shtyrė dhe do tė mbahej nė orėn 13.30, gjė qė nuk ėshtė pranuar nga anėtarėt e opozitės, pasi ata mė shkresė ishin njoftuar se mbledhja do tė fillonte nė orėn 12.00.
Duke qenė se mbledhja u shty, Gjinushi ėshtė lejuar qė tė futej nė sallėn e mbledhjeve, ku bashkė me anėtarėt e tjerė tė opozitės kanė kėrkuar qė mbledhja tė zhvillohej atėherė kur ishin lajmėruar me shkresė zyrtare. Nė mungesė tė anėtarėve tė mazhorancės, (pėr shkak se ishte shtyrė mbledhja) Xhafaj e deklaroi tė mbyllur komisionin, si rezultat i mungesės sė kuorumit tė nevojshėm, duke u larguar nga salla.

Pėr kėtė arsye, ata nuk kanė qenė pjesėmarrės nė orėn 13.30, atėherė kur Patozi kishte lajmėruar, pėr herė tė dytė, zhvillimin e mbledhjes. Kryetari i komisionit, Patozi, e konsideroi njė incident tė turpshėm sjelljen e deputetit Gjinushi, i cili, sipas tij, "tentoi tė hyjė me forcė nė sallė dhe nė kundėrshtim me ligjin". Duke cituar rregulloren parlamentare, Patozi siguroi se "komisioni hetimor nuk do tė shkelė as njė vendim tė Kuvendit apo tė Byrosė, dhe kjo ėshtė taksative". Mė tej, kryetari Patozi e interpretoi sjelljen dhe bojkotimin e seancės sė komisionit si "njė incident tė qėllimshėm tė opozitės, qė lidhej me rendin e ditės sė punimeve tė djeshme tė komisionit”.

Marre nga gazeta Shekulli