PDA

View Full Version : Lajmet nga kumuniteti shqiptar ne Britani ne You Tube


pressmv
29-04-07, 16:55
Lajmet nga kumuniteti shqiptar ne Britani ne You Tube

Meqenese lajmi per fillimin e dergimit te letrave nga Home Office disa shqiptareve ne Britani ku kerkohet dorezimi i pasaportes britanine sebashku me certifikatat e nenshtetesise po keq interpretohet nga njeri person ne tjetrin duke lakuar emrin e gazetarit qe ka pergatitur raportin,ne adresat e meposhteme mund te shikoni se cfare eshte raportuar.
Po ashtu ne te ardhemen per te gjithe ata qe nuk kane mundesi ti ndjeken lajmet ne kohe reale, te cilat kane ne te bejne me komunitetin shqiptar ne Angli per arsye transparence do ti gjeni ne YouTube.Mjafton te beni nje kerkim me emrin Muhamed Veliu.
Ju faleminderit per mirkuptimin

Muhamed Veliu
Korrespondent i Top-Channel
Londer



http://www.youtube.com/watch?v=nqh25o6pLVk

http://www.youtube.com/watch?v=s_ZIqEiHh5o

Sybukura
30-04-07, 08:24
z. Veliu

Ne radhe te pare do doja te te falenderoja qe e hape kete teme, pavaresisht se eshte bere qe te dalesh i lare ti si gazetar nga e gjithe ky skandal qe Top Channel vazhdon te transmetoje. Falenderimin e bej sepse na lejon edhe neve si teleshikues, e degjues qe te komentojme e te japin mendimet tona persa i perket ceshtjeve te ndryshme qe po i ndodhin komunitetit shqiptar ne Mbreteri te Bashkuar.

Se ku burojne informacionet e sakta te lajmeve te Top Channel z. Veliu ende eshte e paditur. Tre jave me pare, ju dhate lajmin qe do te dilte nje amnesti, e cila do te bente te mundur pajisjen me dokumenta te rregullta beqareve edhe atyre qe ishin ilegal ne kte shtet. C'u be me kete lajm?
Tani nga dy raste te vertetuara ju zoteri e bete qimen truall, duke cituar edhe fjalimin nga avokati Naim Hasani edhe kompania tjeter qe kishin pasur disa raste te riperseritura, ndersa me vone lexuam se Naim Hasani per AlbanianMail tha qe 'nuk duhet te shqetesohemi pasi rastet jane sporadike'. O ti me Top Channel, ose ato po genjejne. Kjo mund te jete ndonje loje mes jush, apo urrejtje qe mund te keni me njeri tjetrin, e keshtu vuan populli i shkrete qe tregohet aq injorant sa per te besuar fjalet qe thoni ju. Tani vertete ju te medias genjeni por ti zoteri e ke tejkaluar. Mund te them qe ua ke nxjere namin popullit tend si askush tjeter me pare (kam ne mendje ate artikullin me Polaket, menyra sesi kishe perdorur ato), mos mendo se quhet zotesi z. Veliu, duhet te te vije turp. Disa nga keto artikuj z. Veliu do te kene pasoja te renda ne bashkekombesit e tu, se nese Home Office nuk kishte asnje rast te tille tashme ato do te gerrmojne me teper sepse i kemi ngacmuar.

Me vjen keq qe nuk kemi nje 'korrespondent' te sakte per te dhene lajmet sic duhet ketu ne Britani. Me vjen keq qe zotrote nuk ka lene te mete pa permendur per Shqiptaret por asnjehere nuk ka bere te ditur anen pozitive te tyre. Asnjehere nuk ka treguar sa ka perparuar komuniteti shqiptar ne Mbreteri te Bashkuar.

Duhet ti vini gishtin kokes e te shkruani me mend, e jo brockulla sic keni shkrojtur gjer tani. E pastaj thua perse fajesojne gazetarin.

Marco
30-04-07, 12:25
Pershendetje te gjitheve

Sapo pashe videot e vendosur ne youtube , dhe ishin po te njejtat informacione qe kemi degjuar ne televizorin shqiptar Top - Channel. Mirepo akoma nuk kemi kuptuar nese te gjitha keto qe po degjojme apo lexojme, jane te verteta apo thjesht nje lajm i vogel qe eshte ekzagjeruar ne maksimum.

Sic e pata permendur tek temat e lajmeve
Del pyetja eshte e vertete apo nuk eshte e vertete artikulli i shkruajtur nga
Z. Muhamed Veliu ???
Nese po...... atehere me vjen keq per ata qe jane djegur dhe jane kapur,
dhe ndoshta duhet ta marrin si lajmerim kete lajm per te pasur kujdes
ne ardhmen.
Nese jo....... Atehere ky eshte fillimi i lajmeve te keqija qe do te lexojme
ne te ardhmen, dhe lajmet ne vijim do te jene te verteta, pasi tani do ti
hapen syte zyrave te emigracionit dhe do te krijojne me shume kontrolle.


Po shtoj dhe kete, nese disa persona jane kapur dhe eshte bere kerkese nga home office qe te kthjene pashaportat...... A mundesh ti si gazetar te besh nje interviste me to?
Meqe ke arritur te sjellesh i pari keto lajme, besoj se nuk do te jete e veshtire qe te sjellesh tek ne dhe intervistat qe mund te besh me keta persona.

Megjithate, eshte e vertete apo nuk eshte e vertete kjo eshte dicka qe nuk na shqeteson shume tani. Ajo qe duhet te kemi ne mendje eshte kujdesi per ne te ardhmen, sepse lajmi eshte perhapur dhe ka shkuar tek dyert e Emigracionit.

Jam shume dakort ne disa pika me Diavolessa. Si ka mundesi qe nuk degjojme shume lajme te transmetuara nga ty ne top - channel per aktivitet qe po krijohen ne Angli?
Perse vetem lajme negative degjojme gjithmone ne Top - channel qe flasin per shqiptaret ne Angli.
Megjithate nuk po zgjatem shume ketu ne kete teme.

doggy
01-05-07, 09:10
Muhamed. (Po te thrras ne emer se nuk i them njeriu zot edhe shoke nuk jemi)

E vetmja rrace ne qe na afrohet ne shqipetareve eshte ajo e zeza por ama edhe ata nuk e bejne qimen tra kur cenohen interesat e tyre.

Duke qene anetar i ketij forumi shoqeror a mund te na thoni pse nuk beheni pjestar i debatit ose te pakten ktheju pergjigje atyre qe kerkojne sqarime, behu me specifik te pakten ne temat qe i hap vete. Mire qe e dhe ne top channel po pse i fut lajmet ne Youtube ku shikohet nga 196,820,000 vete ne muaj. A e dini ju qe faqet e internetit si youtube monitorohen nga autoritetet britanike 24/7. Shpresoj qe ti hiqni videot nga youtube sa me shpejt qe te jete e mundur.

A jeni ne dijeni per shumat e parave qe kane shkuar ne shqiperi nga emigracioni gjate 15 viteve te fundit?

A e dini ju qe nuk jane vetem emigrantet ne angli qe demtohen nga kjo (jo lajmi juaj por ku mund te shkoje lajmi juaj)?

E dini sa familje ne shqiperi varen nga njerzit e tyre ne emigracion?

Nese po atehere pse nuk i jepni fund lojrave te tilla?

Ler zyrat e emigracionit te merren me punen e tyre, Ler ata qe kane nisur çertifikata te rreme ta paguajne. Mjaft me gjera te tilla edhe mos i hidh benzine zjarrit qe ke ndezur se po shkaterron mentalisht nje pjese te madhe te bashkeatdhetareve tuaj.

Kjo nuk eshte profesion apo karriere, kjo eshte urrejtje dhe/ose zili ndaj popullit tend.


Ps. Ne universitetet e mbreterise se bashkuar studentet shqiptar jane nder me te miret edhe ne shume raste jane zgjedhur si presidente te unioneve te tyre. Kto jane fakte si shume te tjera ne fusha te ndryshme. Shkruaj diçka pozitive dhe jo te rreme se nuk jemi kafshe po njerez si çdo komuitet tjeter ne UK.

Ju lutemi ti shikoni lajmet tuaja me larg sesa pagesa qe do te marresh.


Me respekt

Doggy

Marco
01-05-07, 11:35
Ky postim me erdhi me email dhe vendosa te postoj ketu


Pershendetje Zonja/Zoterinj,
Quhem Klemend Banushi dhe aktualisht punonjes i emigracionit ne nje kompani avokatie. Deshiroj te sqaroj dicka vetrem ne lidhje me panikun qe eshte perhapur ne UK ne lidhje me neneshtetesine e perfituar nga shqiptare te Shqiperise. Ne rradhe te pare ata persona qe pretendojne se jane te punesuar diku dhe qe kane mundesi te transmetojne nje informacion apo dine dicka dhe kane kalur lajmin e alarmit te mediat (mediat jane vetem transmetues te lajmit dhe jo burime te informacionit), per temen me te nxehte ndonjehere ne UK, psh, neneshtetesia do t'ju hiqet menjehere apo se edhe "viktimat" do te perfundojne ne burg per 2 vjet apo edhe te tjere perfaqsues te institucioneve shqiptare ne Londer duhet te kerkojne falje publike. Une personalisht kam ne shqyrtim raste te tilla prej Qershorit te 2005 dhe se edhe pse une kam kontakte me mediat si Shqiptare ashtu edhe Londineze nuk e kam dhene nje alarm te tille, pasi kam menduar dhe gjykoj se rastet jane vetem individuale. Psh. nje rast qe tek une eshte paraqituar ne Qershor 2005 jo vetem qe neneshtetesia britanike eshte perfituar si shqiptar nga Kukesi por edhe bashkimi familjar nepermjet ambasades Britanike ne Tirane eshte bere pa asnje problem. Si shtese e kesaj te thene me siper dhe vetem per informacion dua te theksoj se ne shqytrim kam edhe dy raste te tjera qe shpresoj te kene sukses. Para dy javesh tek zyra ime eshte paraqitur edhe nje person tjeter por se perseri deshiroj te theksoj se nuk ka nje fushate spastrimi. Nga alarmet e eksazgjeruara shume njerez po vuajne nga stresi dhe se une personalisht kam marre telefonata se shume shqiptare po pergatiten te largohen nga UK. Ato burime informacioni qe kane transmetuar keto lajme ne media apo qe japin intervista me subjekte kontradiktore, pra qe flasin ndryshe nga nje gazete ne tjetren per interesa perfitimi te kerkojne falje publike gjithe shqiptareve sa me shpejt te jete e mundur, ndryshe do te kekoj qe burimet e informacioneve te dalin para drejtesise. Jam i gatshem te sakrifikoj per hir te se drejtes ashtu sikur kam bere ne pranveren e 1999-es ku nuk hezitova tu bashkengjitem rradheve te UCK-se per interesa kombetare dhe se eksperienca nuk me mungon ne te gjitha aspektet.
Me sinqeritetet
Klemend Banushi
Londer

Cute^boy^uk
04-08-07, 01:40
Me falni por ky Z. Veliu shume gjera i ka ekzagjeruar a nuk kupton ky se tere shqiptaret po i thone qe je gabim?