PDA

View Full Version : Studim i ri mbi funksionin e trurit menjėherė pas zgjimit nga gjumi !


Mareluna
07-05-07, 07:49
Shumė njerėzve u duhet kohė pėr t’u dalė gjumi pasi ēohen nga shtrati. Njė studim i ri tregon se gjatė minutave tė para pas zgjimit, aftėsia jonė pėr tė marrė vendime nuk ėshtė mė e mirė se pas konsumimit tė njė sasie jo tė vogėl alkoholi. Nuk ėshtė habi qė kaq shumė njerėz pijnė kafe nė mėngjes pėr tė fituar energji. Njė studim i ri nga Universiteti i Kolorados ka zbuluar se dobėsia fizike dhe mungesa e ekuilibrit qė ndjejmė kur zgjohemi nga gjumi mund tė na bėjė mė tė paaftė se po tė mos flinim fare. Josh Rodgers ėshtė student qė ka marrė pjesė nė kėtė studim. Kur ai zgjohet papritur dhe i kėrkohet tė bėjė njė test tė thjeshtė matematike, Josh nuk lėviz shpejt dhe nuk mendon qartė. “Ėshtė me tė vėrtetė e vėshtirė.” Profesor Kenet Right udhėhoqi studimin i cili ėshtė botuar nė Gazetėn e Shoqatės Amerikane tė Mjekėsisė. “Ne kemi zbuluar se kur ngrihemi nga gjumi aftėsitė tona janė shumė mė tė kufizuara sesa gjatė orėve qė jemi zgjuar.” Profesor Wright ka zbuluar edhe se kur mund tė merren notat mė tė ulėta nė provime. “Mungesa mė e theksuar e aftėsive ndodh menjėherė pas zgjimit gjatė pak minutave tė para.” Shumicėn e kohės kjo lloj mungesė ekuilibri e quajtur ndryshe “inerci e gjumit” kalon gjatė 10 minutave tė para. Por pėr ca njerėz mund tė zgjasė deri nė dy orė. Profesor Right dhe studiues tė tjerė testuan njė grup pacientėsh sė pari pasi kishin fjetur gjithė natėn pėr njė javė me radhė. Pastaj ata i testuan kėta pacientė pasi kishin qendruar 26 orė pa gjumė. Pacientėt ishin mė mirė kur ishin pa gjumė fare. Ruth Meyler udhėton shumė dhe thotė se studimi ėshtė i saktė. “Kam 36 orė qė jam pa gjumė dhe nuk ėshtė fare problem.” Ka njė arsye pėr kėtė. Profesor Right thotė se pjesa ballore e trurit, si i gjithė trupi nuk do tė zgjohet nga gjumi kur bie alarmi. “Kjo ėshtė pjesa e trurit qė ėshtė e lidhur me aftėsinė pėr tė menduar qartė dhe pėr tė marrė vendime.” Ky zbulim ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr mjekėt dhe punonjėsit e urgjencės, si dhe personelin ushtarak, pra tė gjithė ata njerėz qė duhet tė marrin vendime tė rėndėsishme, nganjėherė tė lidhura me jetėn apo vdekjen, ndėrsa kanė ende inerci gjumi. Kjo ėshtė gjithashtu diēka qė njerėzit qė ngasin makinėn pėr nė punė duhet ta marrin parasysh. Profesor Right thotė se pjesa mė e madhe e aksidenteve ndodhin herėt nė mėngjes kur njerėzit janė rrugės pėr nė punė.

Marco
07-05-07, 09:16
Eshte e vertet qe mengjesi eshte shume i veshtire per te bere dicka,
mua me duhet 2 ore qe te me dale gjumi.

Mareluna
08-05-07, 07:50
Eshte e vertete dhe per mua
vec nuk me zgjat 2 ore me pak do thoja
me duhet nja nje gjysem
te arrij ne ate gjendjen e ekuilibrit te nevojshme!

>>>@didex@<<<
08-05-07, 10:33
Per mu nuk eshte e vertet sa hap syte kam shishen e votkes ke koka e krevatit,nje germac dhe je pernjehere ne form.Provojeni pas nje mbremje me baze alkoli,seso,''cigare''

Sybukura
08-05-07, 17:31
Shume interesant shkrimi.......flmd qe e solle ne forum!

Mondi
09-05-07, 02:49
ku 0 zbulimi i ri ktu ? se dishit se kur je jerm l0l sje per gj0

Princess
07-07-07, 03:17
ku 0 zbulimi i ri ktu ? se dishit se kur je jerm l0l sje per gj0
hahahahhaha ncncncnncn,nji pergjigje se jep tamam ne ti o cun

Edhe kur je ne gjume punon truni,por trupi esht i qete,frymarja esht me e ndalshme dhe pulsi gjithashtu,normale qe kur te zgjohesh ne mjes,deri kur ta marish veten dhe te fillojn gjerat te funkionojn taman,si frymarrja,pulsi etj
per mua s'vlen kjo,se kam problem fare,zgjohem dhe asigjo hic