View Full Version : Per emigrantet sidomos: Cfare ju mungon me shume nga vendlindja juaj??
Cfare ju mungon me shume nga atdheu e pikerisht nga vendlindja juaj??
Flm :)
C'do gje me mungon nga alb :)
Belle Fleur
02-11-08, 13:42
C'do gje.. familjart, dasmat, muhabetet deri ne oret te vona, darkat qe pergatisja me gjyshen.
Kercimet me kushurite, luftat me jestika qe beja me kushurite:D Mesimet e grepit:p
Shkurt me mungon shume cdo gje!
Motra qe kam atje dhe gjithe kusherijt, gjyshi dhe gjyshja. I miss them all :(
mu per vete me mungon emigrimi se me vendlindjen jam fry
Me mungon ajo "Nadja e mire" e mjesit dhe kur i puthsha e i rroksha tan sa hapsha syt..
Me mungon buka kallamoqe me djath me er qe e hasha jo pak here e ulun n'cardak ne at freskun e mjesit..
Me mungon shoqnia e lagjes dhe e shkolles..
Me mungojn shitsat e cimcakezave/akulloreve/teshave/e shum gjanave tjera qe i njifsha..
Me mungojn ata ditet e dimrit me shi e me bubullina ku ste bahet gja tjeter vetem te rrish e strukun nen batanije me jargan siper e tu msu/ba detyrat..
Me mungojn netet pa drita kur rrisha e lusha me qiri..demek tu msu historin..
Me mungon harmonia e festes se Ramazanit
Me mungon oborri me lule..
Me mungon me m'ardh njerez pa lajmru per vizite e me mu mush shpia..
Me mungojn ata qe m'zhytshin n'plazh e i njeksha per me i rrah..
Me mungon E, I, L fort fort..
Me mungojn shum gjana qe si gjej e skam me i gjet najher ktej..
Gjithcka : vendi im, qyteti im, rrugica e lagjes time:(, shoqeria ime femijerore dhe ajo qe kam lene pas ne Shqiperi, ushqimi shqipetar(sidomos gjellet e gjyshes time te dashur:(), gjuha e folur cdo sekonde e minute kudo qe te jesh, parqet e qytetit ku dilja me kushurirat apo shoqerine dhe qeshnim te gezuar:(, koncertet dhe shfaqet shqipetare, thashethemet midis komshive :D qe me ka marre malli kur degjoja grate qe flisnin me nj-tj cucuccu :D, dritat qe iknin dhe rrinim me qiri, per gjithcka kam mall dhe i kujtoj shpesh me shume mall :(
Ah Toka ime se di kur do jete ajo dite qe do e shkel vendin tim jo me vetem per pushime por per te jetuar pergjithmone atje dhe te vdes ne shtepine time te embel qe kam lene ne Shqiperi
Mua me mungon familja,e di pse,sepse une u rrita me ta per 21 vjet gjdo mengjes mramje isha bashke me ta,tani zgjohem ne mjes,dhe fetyrat e embla nuk i shoh nuk i ndjej,motrat si i kisha zakon ti perqafoja para se me ike per studime,tani nuk i kam ketu,,ene baban nenen asgja jam dal ketu,,pa dit gjuhe,pa dit asgja,,,por jeta te ben per vete,,,,vec a je i gateshem ta pranosh realitetin.....
me mungon plazhi i vlores.. se si plazhet e tjer ka ketej po jan kot fare
Familja .....asgje tjeter....
Turshite e gjyshes time te dashur :(
V_for_vendetta
11-07-09, 17:05
sufllaqet,xhirot ne mbremje,rremuja qe krijojne njerzit,edhe te peshkoj tek shkumbini
vBulletin® v3.7.3, Copyright ©2000-2010, Jelsoft Enterprises Ltd.