PDA

View Full Version : Herman Hesse


Saawariya
09-03-09, 11:59
Jeta dhe Veprat

HERMANN HESSE ėshtė njėri nga shkrimtarėt mė tė shquar gjermanė tė shekullit tė njėzet. Lindi mė 2 korrik 1877 nė njė qytet pranė Württembergut dhe vdiq nė Lugano tė Zvicrės mė 9 gusht 1962. Ishte djali i njė pastori (prifti) dhe nipi i njė misionari kalvinist. Ky ambient familjar ndikoi nė formimin e personalitetit tė tij.U dėrgua tė studionte pėr teologji, por mėsimet fetare i braktisi shpejt! Punoi si mekanik dhe librar nė Tübingen. Nė botėkuptimin e tij moral e filozofik ishte natyralist, mistik, buddhist, aktivist faustian, por gjithmonė intimėrisht fetar.

Lufta e Parė Botėrore i shkaktoi njė krizė tė rėndė shpirtėrore. Doli haptas publikisht kundėr dallgės sė barbarive qė pėrshkoi Evropėn dhe madje arriti ta ndiente veten fajtor pėr tė kėqiat e kohės. Edhe mė vonė, nga vetė formimi i tij shpirtėror, ishte qė nė fillim kundėr nazizmit. Hermann Hesse ėshtė poet e prozator me prodhimtari me vlera artistike tė larta e sasi tė jashtėzakonshme. Librat e tij me romane, poezi shkrime kritike politike, kulturore dhe letrare, mesatarisht arrinė nė 80 milion ekzemplarė nė tė gjithė botėn, duke e bėrė kėshtu njėrin nga shkrimtarėt evropianė mė tė lexuar tė shekullit tė njėzetė.
Mė 1921 u bė qytetar zviceran dhe 1946 iu dha ēmimi Nobel nė letėrsi. Romani i tij i parė ishte "Hermann Lauscher" (1901) por ai qė e bėri tė shquhej ishte romani "Peter Camenzind" (1904) mė vonė mjaft i admiruar u bė romani "Unterm Rad" (Nėn rrotė) 1906 tek i cili, me thekse tragjike e patetike paraqitet kriza e njė adoleshenti tė vėnė nėn njė disiplinė antinjerėzore tė shkollės prusiane. Vazhdojnė pastaj libra tė tjerė me novela e tregime: "Diesseits" (Kėtej, nga kjo anė, 1907) "Nachbarn" (Fqinjė, 1908) "Umwege" (Rrugė e gjatė, 1912) etj. Shėnime udhėtimesh nė Indi - Aus Indien (1913). Gjatė Luftės sė Parė Botėrore, nxorri tregimin "Schön ist die Jugend"
(Rinia ėshtė e bukur, 1916). Por katastrofa e luftės nė Evropė solli tek ai njė pėrmbysje tė thellė e bashkė me tė dhe njė pjekuri tė motiveve personale. Frut i kėtyre ishte libri "Damian, die Geschichte von Emil Sinclairs Jugend" (Demiani, historia e rinisė sė Emil Sinclair-it, 1919). Kjo ėshtė njė vepėr e rėndėsishme, sepse ėshtė ndėr tė para nė Evropė qė ve nė dukje ndikimin e psikanalizės. Te Demiani paraqiten tė rinjtė e universiteteve gjermane, jeta e tė cilėve shkatėrrohet nga presioni i luftės.
Perla tė vogla tė vėrteta tė artit tregimtar janė "Kurgast" (Miku i kurimit) dhe "Bilderbuch" (Libri i portreteve) tė dy, mė 1925. Shumė i rėndėsishėm ėshtė veēanėrisht romani "Stepenwolf" (Ujku i stepės, 1927) ku, siē thoshte, tregoi: "Ferrin e brendėsisė sė vet". Kriza shpirtėrore dhe forma e jetės sė njeriut modern ėshtė tema e "Ujkut tė stepės", tė kėsaj autobiografie qė ndonėse e varfėr nė veprime ėshtė e pasur nė mendime, ku lexuesit tė vėmendshėm i tregon "kaosin e botės sė tij shpirtėrore". Origjina e kėsaj krize identiteti ėshtė urrejtja ndaj njė shoqėrie qė shkon verbėrisht nga njė luftė botėrore
nė tjetrėn, neveria ndaj njė kulture servile dhe frika ndaj njė jete
tė brendshme "tė pėrciptė e tė normuar". Ndėr veprat e tjera mund tė pėrmendim "Narzic und Goldmund" (Lulet Narcis dhe gojėartė) e veēanėrisht "Das Glasperlenspiel" (Loja e perlave tė qelqta, 1943) qė pėrbėn "shumatoren" e tė gjitha shqetėsimeve, studimeve dhe anktheve fetare tė shkrimtarit tė shquar.
Pėrveē shkrimeve nė prozė, Hermann Hesse shquhet si poet me mė shumė se 680 poezi tė pėrmbledhura nė 12 vėllime. Poezitė e tij dallohen pėr ndjesi tė hollė e pėrsosmėri tė vargut. Temat e tyre janė ato tė anėve mė delikate e mė tė rėndėsishme tė shoqėrisė njerėzore, si vėllavrasja (Kėnga e vdekjes sė Abelit), trishtimi, vetmia etj.Vėllimet e tij me poezi janė: "Romantische Lieder" (Kėngė romantike, 1898), "Gedichte" (Poezi, 1902), "Unterwegs" (Nė rrugė, 1911), "Musik des Einsamen" (Muzika e vetmitarit, 1915), "Ausgewehlten Gedichte" (Poezi tė zgjedhura, 1921), "Krisis" (Krizė, 1928), "Trost der Nacht"
(Ngushėllimi i natės, 1929), "Vom Baum des Lebens" (Nga pema e jetės, 1933), "Neue Gedichte" (Poezi tė reja, 1937), "Der Blütenzweig" (Dega e lulėzuar, 1945), "Die späten Gedichte" (Poezitė e vona, 1963). Pavarėsisht nga titujt e vėllimeve dhe temat e shumta tė poezive tė tij, ato, pėrmbledhtas, mund tė quhen autobiografi lirike e poetit.

Saawariya
09-03-09, 12:09
Pas ėndrrės pėr gjeneral

Kur dikush ndien nevojėn tė ballafaqohet me jetėn e vet, nuk kanė rėndėsi madhėsia e pėrmasat e bėmave tė tij, por fakti nėse dhe sa natyra e tij, ajo qė i ėshtė dhėnė, shprehet po aq ēiltėr e aq lirshėm, sa ia lejon ēapi i jetės dhe i veprimtarisė sė vet. Ngasje tė panumėrta jo vetėm rrahin, por madje arrijnė tė na mėnjanojnė pandėrprerė nga kjo udhė. Mė e fuqishmja ndėr to, ėshtė ajo qė na bėn tė besojmė se mund tė jemi dikush tjetėr, krejt i ndryshėm nga ai qė jemi nė tė vėrtetė, dhe nisim tė imitojmė kallėpe e tė rendim pas idealesh qė as lipsen synuar, as lipset mbėrritur. Ndaj tundimi ėshtė veēmas i fortė te njerėzit me tė dhėna mbi mesataren, pasi te kėta njerėz ai mbart shumė mė tepėr rreziqe, nga sa mbart njė egoizėm i thjeshtė me pasoja tė papėrfillshme. Kjo ndodh sepse te njeriu me aftėsira, ky tundim shfaqet i veshur me petkat e moralit e tė fisnikėrisė shpirtėrore.

2.
Nė njė ēast tė jetės, ēdo djalth ka ėndėrruar tė ngasė njė pajton a njė lokomotivė, tė bėhet pushkatar a gjeneral, e mė pas tė bėhet njė Goethe a njė Don Zhuan. Pėrveēse prirje natyrore, pjesa pėrbėrėse e zhvillimit normal tė njeriut, kjo ėshtė dhe njė mjet pėr t’u vetėlėvruar; shtysa pėrfytyruese ngulmojnė si tė thuash verbtazi tė prekin nė mundėsitė e sė ardhmes, por jeta nuk i pėrmbush kėto dėshira dhe idealet e fėmijėrisė shuhen vetiu. Megjithatė, vazhdohet tė pėrēapet pėr tė bėrė gjėra, pėr tė cilat nuk jemi prerė e rropatemi t’i imponojmė natyrės sonė tė mirėfilltė kėrkesa, qė ushtrojnė dhunė mbi tė. Kėsisoj ne veprojmė tė gjithė, por ndėrkaq, nė ēaste tė njė kthjelltėsie tė brendshme, ndiejmė pėrherė e mė tepėr se nuk ka shteg e udhė tė na nxjerrė jashtė vetes sonė drejt diēkaje tjetėr, se jetėn neve na duhet ta pėrshkruajmė me aftėsitė e mangėsitė tona tė ndryshme e tė veēanta pėr secilin nga ne. Nė kėto rrethana, qėllon tė bėjmė ndonjė pėrparim, t’ia dalim mbanė diēkaje, pėr tė cilėn kemi qenė tė pazotė mė parė. Kėsohere, pėr njė hop e pa ngurruar, ne miratojmė vetveten dhe jemi tė kėnaqur me tė. Sigurisht, kjo kėnaqėsi ėshtė tepėr e brishtė pėr tė mbajtur gjatė, sido qė mė pas pjesa e qenies sonė kėrkon ta ndiejė qė rritet, piqet e pėrsoset. Vetėm me kėtė kusht mund tė jemi nė harmoni me botėn. Nėse dikujt i ka rastisur ta pėrjetojė kėtė gjendje dhe herė tjetėr, pėrvoja qė do tė pėrfitojė do tė jetė edhe mė e thellė.

3.
Duke u kthyer sėrish te misioni, qė i besohet ēdo individi e qė ėshtė i ndryshėm nga njėri te tjetri, dua tė theksoj se, kur flas pėr kėtė mision, nuk e kam fjalėn pėr atė ēka fillestarėt nė art, qofshin tė rinj a tė moshuar, e quajnė mbrojtje dhe pohim tė individualitetit e tė origjinalitetit tė tyre. Kuptohet vetiu se, kur njė artist e bėn artin profesion e kusht tė ekzistencės sė vet, atij i lipset tė nisė e tė pėrvetėsojė gjithēka mund tė tė mėsohet nga zanati. Ai nuk duhet tė pandehė se, duke mėnjanuar tė nxėnėt, do tė arrijė tė ruajė origjinalitetin e personalitetin e tij tė vyer. Artisti, qė gjatė ushtrimit tė artit i pėrvidhet domosdoshmėrisė pėr tė mėsuar e shpesh pėr tė punuar rėndė, do tė mbajė nė jetė tė njėjtin qėndrim: ai do tė jetė i mangėt ndaj miqve, bashkėsisė qytetare ku jeton e fėmijėve tė vet. Origjinaliteti i tij “i pacėnuar” do ta nxjerrė mėnjanė fillikat, duke e lėnė kėsisoj tė bjerret, pa mundur tė jetė i dobishėm pėr kurrkėnd. Shembujt e kėsaj natyre nuk mungojnė. Shtrėngimi i vetes pėr tė nxėnė ēka mund tė nxėhet, ėshtė detyrė parėsore si pėr botėn e artit, ashtu dhe pėr jetėn e pėrditshme. Kėshtu, fėmijės i mėsohet si tė hajė, si tė mbahet pastėr, mė vonė tė lexojė e tė shkruajė. Studimi i gjithēkaje me vlerė pėr t’u nxėnė, nuk e pengon lulėzimin e individualitetit, pėrkundėr, e nxit dhe e pasuron atė. Njė valė e lehtė turpi po mė pėrqeth teksa po shkruaj, tė zezė mbi tė bardhė, gjėra kaq tė qarta. Por ne kemi rėnė aq poshtė, sa me gjasė kurrkujt nuk i ka mbetur instikt tė veprojė pėrkitas me ligjet e natyrės. Kėtė instikt e ka zėvendėsuar kulti primitiv i tė qenit i jashtėzakonshėm dhe qesharak.

4.
Ti e di mirė se nė art unė nuk jam aspak armik i risive. Por nė lėmin moral, pra kur ėshtė fjala pėr sjelljen e njeriut ndaj detyrave qė i takojnė, modat e rinisė mė duken tė dyshimta. Njė mosbesim i paanė mė pėrmbyt, teksa dėgjoj njerėz, tė cilėt natyra i ka pakisur arsye, tė flasin pėr morale tė reja, etika tė reja, sikundėr tė flitej pėr moda e stile nė fushėn e arteve. Nė botėn e sotme njeriut i kėrkohet dhe diēka tjetėr. Kjo kėrkesė pėrhapet nga parti politike, shtete a profesorė tė moralit universal. Sipas saj, njeriut i lipset tė heq dorė njėherė e mirė nga vetvetja dhe ideja se pėrmes saj mund tė shprehet diēka vetjake e unike. Kėtij njeriu i mėsohet qė ta ndiejė se duhet tė pėrshtatet me njė tip njerėzimi normal apo ideal qoftė, por qė gjithsesi na qenka ai i sė ardhmes, se duhet tė kthehet nė njė vegėl tė makinerisė, nė njė tullė tė ngrehinės mes miliona tullave tė nxjerra rreptėsisht tė njėllojta me tė. Nuk do tė doja tė shprehesha mbi vlerėn morale tė kėsaj kėrkese, por unė nuk besoj tek ajo. Tė imponuarit e individėve, detyrimi i tyre qoftė dhe me qėllimet mė tė larta nė botė, shkon ndesh me natyrėn dhe nuk shpie nė paqe e kthjelltėsi shpirtėrore, por nė fanatizėm e nė luftė. Nė thelb, kjo kėrkesė u shkon pėrshtat vetėm manastireve e pėrligjet vetėm kur ke tė bėsh me murgj apo njerėz, tė cilėt kanė hyrė lirisht nėpėr urdhra fetarė. Megjithatė, nuk besoj qė kjo kėrkesė, rrjedhojė e njė mode tė caktuar, tė pėrbėjė rrezik tė njėmendtė pėr ty. Po vė re se letra ime, mė shumė se njė letre, po i ngjan njė kumtese. Ndaj do ta shumėfishoj. Po e solli rasti, t’ua jap dhe tė tjerėve ta lexojnė. Them se nuk do tė kesh kundėrshtime.

Pėrktheu :Adrian Belo

Saawariya
09-03-09, 12:10
Nėnės sime...

Kaq shumė kisha pėr tė tė thėnė
Po mbeta larg e larg mėrguar
Nė kėto ditė, e dashur Nėnė,
Mė mirė ti mė ke kuptuar.

Pėr ty dhuratėn kam menduar
Edhe punuar gjat' e gjatė,
Porse mė mbet kėtu, nė duar.
Ti mbylle sytė kėtė natė.

Por ndjej se, duke e lexuar,
Mė zbutet dhimbje e kėsaj zije.
Mirėsia jote e patreguar
Mė lidh me ty me mija fije.
Edhe ēdo natė e njėjta ėndėrr

Nė ėndėrr ti mė rri kaq larg
Si mė rreh zemra, ta dish!
O Nėnė, Nėnė, vallė s'di
Tek unė si tė vish?
E njėjta ėndėrr net pėr net!
Si mė rreh zemra, ta dish!
O Nėnė, Nėnė, pėrse nuk do
Kėtu, tek unė, tė vish?
Nė fushat

Nė qiell enden retė pafund,
Nė fushat fryjnė e fryjnė thėllime,
Nė fushat endet e endet gjithkund
Fėmia i humbur i nėnės sime.
Nė rrugė era fryn gjethet e thata,
Nė pemė zogu klith me vajtim,
Atje, matanė malesh tė larta,
Ndodhet, diku, atdheu im.

Saawariya
09-03-09, 12:11
Kėnga e vdekjes sė Abelit...

Dergjet mbi bar Abeli i vrarė,
Vėllai Kain e braktis e shkon.
Vjen njė zog, ngjyen sqepin mė parė
Nė gjak, tmerrohet, fluturon.
Zogu fluturon mbi botėn pėrreth,
Fluturimi ėsht' i frikshėm, klithmė e tij tė rrėqeth,
Vajton njė vajtim pa mbarim:
Pėr Abelin e bukur, pėr vdekjen e tij,
Pėr Kainin e mbrapshtė e shpirtzi,
Pėr vitet e rinisė sė tij pa kuptim.

Shpejt do t'ia ngulė Kaini shigjetėn nė gii,
Shpejt do tė ndezė luftra dhe sherre ai
Nė ēdo fshat e qytet e ēdo skaj,
Do krijojė armiq pėr t'i vrarė, pastaj,
Do urrejė ata dhe veten i dėshpėruar,
Do pėrndjekė ata dhe veten i munduar
Nė ēdo rrugė duke shkuar gjersa fundi tė afrojė,
Ēasti kur Kaini vetveten tė shkatėrrojė.

Zogu fluturon dhe me sqepin e pėrgjakur
Klith kujėn e vdekjes mbi botėn mbarė,
E dėgjon atė Kaini, e dėgjon Abeli i vrarė,
E dėgjojnė njė mijė nėn kėtė qiell pėrhapur,
Po dhjetė mijė e mė shumė s'e dėgjojnė pėrreth,
Pėr vdekjen e Abelit ata s'duan tė dinė.

S'duan tė dinė as pėr Kainė,
As pėr gjakun qė nga shumė plagė rrjedh,
As pėr luftėn qė ishte gjer dje,
Pėr atė nė romane sot lexojnė se ē'qe.
Pėr tė gjithė tė ngopurit, tė gėzuarit,
Tė fortėt, tė palatuarit,
Pėr ata s'ka Kain, as Abel, as vdekje mizore
Dhe luftėn e ēmojnė si kohė madhore.

Kur ky zog vajtimtar fluturon pėrmbi ta,
E quajnė ndjellakeq, ogurzi,
Veten e ndjejnė tė fortė ata
Dhe zogun e vogėl e zėnė me gurė,
Gjersa tė heshtė dhe tė zhduket ai,
Ose ia krisin muzikės qė mos dėgjohet mė,
Se zėri i tij i trishtuar i bezdis gjithnjė.

Ky zog sot si askurrė
Me sqep tė pėrgjakur vend mė vend fluturon
Vajtimi tij pėr Abelin tejpėrtej kumbon.

Saawariya
09-03-09, 12:13
Nė mjegull...

Sa ēudi tė endesh nė mjegull!
Ēdo gur e kaēubė nė vetmi,
Asnjė dru s'i sheh drurėt e tjerė,
Vetėm gjithkush rri.

Plot miq bota ime pat qenė
Kur jeta kish dritė ende;
Tani qė kaq mjegull ka rėnė
Asnjėrin s'e shoh as mė sheh.

I menēur nuk ėshtė, pa fjalė,
Ai qė terrin s'kupton,
Se si fshehtėsisht ngadalė
Nga gjithēka e veēon.

Sa ēudi tė endesh nė mjegull!
Jeta bėhet vetmi.
Asnjeri nuk njeh njerėz tė tjerė,
Vetėm gjithkush rri.

Saawariya
09-03-09, 12:14
Natė vetmitare...

Ju, vėllezėr tė shpirtit tim,
Njerėz tė mjerė larg dhe pranė,
Nėn kėtė qiell me yje pa anė
Qė n'ėndėrrime gjeni ngushėllim;
Ju tė plakur pa njė fjalė
Nėpėr netė yjezbehtė,
Duarduruar mbaheni ngadalė
Dhe ruani dhe vuani vetė,
Turmė e mjerė, e gabuar,
Lundėrtarė pa yll e pa fat,
Tė huaj e prapė me mua bashkuar,
Ma ktheni pėrshėndetjen qė ju jap!

Saawariya
09-03-09, 12:15
Kėngė Dashurie...

O ti qė po ta them nuk po di
Se ē'pate bėrė me mua.
Nga ditėt largohem tani,
Se vetėm natėn dua.

E art' ėshtė nata pėr mua
Si asnjė ditė pastaj.
Atje ėndėrroj pėr njė grua
Dhe flokėt e verdha tė saj.

Atje ėndėrroj lumturinė
Qė prej njė vėshtrimi u stis
Dhe kėngė dėgjoj tė mė vinė
Qė nga i largti Paradis.

Atje shikoj retė dhe rri
Kundroj gjithė natėn sa dua.
O ti qė ta them nuk po di
Se ē'pate bėrė me mua.

Saawariya
09-03-09, 12:16
Lutje...

Kur dorėn e vogėl me jep dhe ajo
Kaq shumė tė pathėna mė thotė,
Mos pyeta vallė mė tė kotė:
Mė dashuron apo jo?

Nuk dua qė ti tė mė dashurosh
Po veē tė tė ndjej kėtu, pranė,
Dhe ndonjėherė, ashtu, si mėnjanė,
Dorėn tė mė takosh.

Saawariya
09-03-09, 12:17
Kėngė pėr tė dashurėn nė pranverėn e ftohtė...

Nė paradhomėn e ftohtė ora troket,
Shkon tetė, nėntė, dhjetė.
S'i numėroj, po rri pėrgjoj
Sa ngadalė koha rėshqet.

Dhe shkojnė si erė me bor' e stuhi,
Si trumbė zogjsh nė fluturim
Po se si shkojnė, s'dua ta di.
S'mė dhimben gjė, s'mė hynė nė sy,
Se janė orė qė shkojnė pa ty.

Saawariya
09-03-09, 12:17
Njė murg i ri nė manastirin Cen

Shtėpia e babait, nė jug ėshtė ajo,
Ku fryn erė deti dhe dielli ngroh.
Shpesh kujtoj atdhenė, ėndėrroj pėr tė,
Me sy tė pėrlotur zgjohem gjithnjė.

Shokėt e nuhasin e s'ma qajnė hallin.
Si e ēoj me ta? Druhem mos mė tallin.
Murgjrit pleq gėrhasin si ca bagėti,
Veē unė, Ju Vangu, zgjuar rri dhe ngrij.

Herė herė mė vjen tė marr shkopin tim,
T'i lidh shpejt sandalet, tė shkoj n'udhėtim,
Mijėra milje rrugė tė bėj pėrsėri,
Tė kthehem ne atdhe, tė gjej lumturi.

Po kur mė sheh mjeshtri si tigėr nė sy,
E ndiej thellė fatin qė mė lidh aty,
Prushin ndiej nė gji e nė trup ndiej akull,
Mė vjen turp e dridhem e mblidhem si shakull.